LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e LANÇ-së në Kosovë, kërkon të çmohet rëndësia e partizanëve

Kryesia e LANÇ-së në Kosovë, kërkon të çmohet rëndësia e partizanëve

Kryesia e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare të Kosovës (LANÇ), dënon përpjekjet e fundit të individëve, siç thuhet, për njollosjen e Luftës Nacional-Çlirimtare të Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar për media, kryesia e LANÇ-së vlerësoi se dukuritë që po shfaqen kohëve të fundit, siç janë rrënimet dhe dëmtimet e shtatoreve, pllakateve përkujtimore, prishjet e varrezave, heqja dhe ndërrimi i emrave të dëshmorëve dhe heronjve të popullit nga emërtimet e rrugëve dhe institucioneve publike, mohimet dhe damkosjet aspak të drejta të vlerave dhe kontributit të tyre për liri, janë thyese dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin e ri të Republikës së Kosovës.

“Kërkesat e fundit që t’i ndërrohet emri i palestrës sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren, është shembulli më eklatantë i kësaj dukurie me çfarë tentohet të shtrembërohet historia dhe të humbet karakteri dhe kontributi i dëshmorëve që dhënë jetën për lirin e popullit tonë. Populli shqiptarë u bashkua luftës së bllokut antifashist dhe rezistoi kundër fashizmit dhe nazizmit përkrah Aleancës së madhe të popujve dhe ngadhënjyen ndaj Boshtit të nazi-fashizmit.


Deri nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, rreth 50 mijë luftëtarë nga Kosova luftuan krah në krah me luftëtarët antifashist të Shqipërisë dhe të botës tjetër përparimtare. Ndër ta ishte edhe mësuesi i ri Sezai Surroi, të cilin në vitin 1944, fashistët gjermanë e varën bashkë me gjashtë shokë tjerë në qendër të Prizrenit. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës me vite respektojnë dhe me krenari nderojnë emrin dhe veprën e Sezai Surroit. Kontributi i tij sikur i të gjithë veteranëve të LANÇ-së, ishin shumë të rëndësishme për përpjekjet e popullit tonë për pavarësi dhe shtetin e lirë të Kosovës. Veteranët e LANÇ-së në momente kyçe të historisë së vendit, u përcaktuan drejt dhe i dhënë përkrahje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Historia ka nxjerrë në pah dhe ka vlerësuar pozitivisht dhe të dobishme Luftën Nacional Çlirimtare në atë periudhë të historisë së Kosovës dhe të kombit tonë. Ndaj, kryesia e veteranëve të LANÇ-së, kërkon me ngul dhe pa asnjë lëkundje të çmohet drejt rëndësia e LANÇ-së, si një faqe e lavdishme e së shkuarës, si ideal për të ardhmen dhe të refuzohen dhe kundërshtohen me vendosmëri të gjitha tentativat për njollosjen dhe abuzimin e dëshmorëve dhe të vlerave të LANÇ-së”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së LANÇ-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori