Në Kriva Pallankë shënohet “Java e përkujdesjes për personat e moshuar”
Organizimi komunal i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë, me disa aktivitete ka shënuar “Javën e përkujdesjes për personat e moshuar” e cila është duke u mbajtur prej 21 deri 27 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është bërë matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit e mbi 50 personave të moshuar nga ana e vullnetarëve mjekësor. Matja e këtyre parametrave është mundësuar nga EVN Maqedoni, ndërsa para kësaj është promovuar edhe një video e përpunuar nga Kryqi i Kuq në Maqedoni në mbështetje të Kryqit të Kuq të Austrisë. Kjo video kishte mesazh të qartë për përkujdesje të pleqve “Gjithë jemi fëmijët e tyre”, tha Darko Peshovski, sekretar i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë.
Gjatë kësaj jave gjithashtu është organizuar edhe punëtori për klubin e pensionistëve i cili funksionon në kuadër të organizimit të Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251