LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Aerodromit organizon aksion për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike

Komuna e Aerodromit organizon aksion për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike

Eko-aksioni për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike, i cili do të mbahet çdo të shtunë në komuna të ndryshme, sot do të fillojë nga Komuna e Aerodromit në bashkëpunim me shoqatën për menaxhim të mbeturinave “Zero mbeturina”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbeturina elektronike nënkuptojnë laptop kompjuterët, tastirera, kabllo, dëgjuese, altoparlantë, telefona të shtëpisë dhe mobilë, MP3, monitorë, televizor, kamera digjitale, printer, skenerë e të tjera.

Komuna e Aerodromit ju bën thirrje qytetarëve prej orës 10 deri 12 në njësinë urbanistike “Aerodromi i vjetër” të paraqesin ose të sjellin aparatet e vjetra elektrike dhe elektronike nga amëvisëria që nuk i përdorin./Telegrafi/