LAJMI I FUNDIT:

Tri kërkesa të mësimdhënësve nuk realizohen, SBASHKU përgatit padi

Tri kërkesa të mësimdhënësve nuk realizohen, SBASHKU përgatit padi

Sindikata e Arsimit ka konfirmuar se janë në përgatitje të një padi për të gjitha komunat që nuk po ua japin tri pagat mësimdhënësve që po pensionohen.

Disa mësimdhënës kosovarë kanë arritur që të marrin tri pagat me rastin e pensionimit, por vetëm pasi kanë bërë padi në gjykata ndaj komunave të cilave iu takojnë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur që të bëjë një padi në emër të të gjithë mësimdhënësve që nuk kanë marrë tri pagat me rastin e pensionimit dhe nuk po i marrin, shkruan gazeta “Zëri”.


Sipas kësaj sindikate janë vetëm disa veta që përmes gjykatës kanë realizuar të drejtën e tyre për t’iu takuar tri pagat me rastin e pensionimit.

Kryesia e kësaj sindikate konfirmon se këta mësimdhënës kanë shpenzuar për avokatë, kurse tash SBASHK-u është në përgatitje të një padie për të gjitha komunat që e kanë obligim t’iu japin këto paga mësimdhënësve që po pensionohen dhe nuk po e bëjnë këtë. Padia do të jetë kolektive, që sipas udhëheqësve të SBASHK-ut iu kursen kohë dhe mund mësimdhënësve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se përveç disa rasteve që kanë kërkuar nga organet e drejtësisë realizimin e së drejtës së tyre, mësimdhënësit tjerë nuk kanë marrë këto paga ende. Ai thotë se komunat nuk i janë përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut.

Jasharaj ka theksuar se tri pagat mësimdhënësve duhet t’iu kompensohen sipas ligjit nga niveli lokal dhe jo ai qendror.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori