LAJMI I FUNDIT:

Basha: Ky realitet po vë në rrezik integrimin e vendit

Basha: Ky realitet po vë në rrezik integrimin e vendit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me krerët lokalë të kësaj partie, ku në fokus është aksioni politik i opozitës, nismë ku do të përfshihen edhe qytetarët. Basha tha se realiteti në Shqipëri, ku po lulëzon krimi dhe droga po vë në rrezik integrimin e vendit.

“Do të konkludojmë me vendime e duhura si për aksionin politik ashtu si sa i përket alternativës, programit, ekipit tonë të ri. Lajmet e këtyre ditëve nuk janë lajme të mira. Ky realitet po vë në rrezik integrimin e vendit”, tha ai.

Basha tha më tej se realiteti i drogës e krimit po theksohet nga Europa. “Rama në vend që të reflektojë, fsheh realitetin”, tha ai. /Telegrafi/