LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Kosovë është 27.7%

Papunësia në Kosovë është 27.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka realizuar anketën e fuqisë punëtore (AFP), për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 35.2 për qind.

Sipas ASK-së anketa ka pasur shtrirje në 591 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 702 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2011.

“Punësimi më i lartë është te meshkujt, 38.6 për qind; ndërsa punësimi te femrat është 12.2 për qind. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 51 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 44 për qind. Ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 35.2 për qind”, thuhet në komunikatë.


Shkalla e punësimit në anketën e fuqisë punëtore për tremujorin e parë të këtij viti, është 25.5 për qind.

“Punësimi më i lartë është te meshkujt, 38.6 për qind; ndërsa punësimi te femrat është 12.2 për qind. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 51 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 44 për qind. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.2 për qind; prodhimi me 13.7 për qind; arsimi me 11.8 për qind; dhe ndërtimtaria me 8.9 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.2 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.8 për qind kanë kontratë të përkohshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 27.7 për qind. Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.0 për qind, krahasuar me meshkujt, që është 26.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 53.8 për qind.

Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e këtij viti, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 64.8 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 82.6 për qind, krahasuar me meshkujt, 47.2 për qind.

“Për realizimin e AFP-së, TM1 2016, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it. Është hera e parë që ASK-ja publikon të dhëna tremujore nga AFP-ja. Këto të dhëna në baza tremujore ASK-ja i publikon për shkak të interesimit të madh të përdoruesve të statistikave zyrtare dhe konsiderohen si të dhëna preliminare. ASK-ja, brenda mundësive buxhetore, në vazhdimësi po bën përpjekje për ngritjen e kapaciteteve për të publikuar statistika të qëndrueshme dhe sa më cilësore”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/