Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në përurimin e Fabrikës së Mishit “Weng Fat Poultry”, në fshatin Polac të komunës së Skenderajt.
Veseli ka thënë se Drenica nuk është vetëm qendër e krenarisë kombëtare, por edhe një zonë e mundësive ekonomike, ku investitorët mund gjejnë klimë të mirë për të bërë biznes, kurse qytetarët mundësi të reja për të punuar dhe krijuar mirëqenie për familjet e tyre.
“Zhvillimi ekonomik i Drenicës, si dhe i tërë vendit, është obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jeni të sigurt të gjithë ju që sot jeni mbledhur këtu, gjithë drenicakët, gjithë qytetarët tanë, se ekonomia dhe zhvillimi i saj janë prioriteti ynë i parë”, ka thënë Veseli.
Kreu i Kuvendit i ka falënderuar investitorët gjermano-holandez për investimin e tyre, siç ka thënë ai, në mesin e njerëzve me virtyte të larta dhe shumë punëtorë.
“Përçoni mesazhin te kolegët tuaj, ejani investoni në komunën e Skenderajt. Ejani investoni në komunën e Drenasit, në të gjitha komunat e Kosovës, sepse keni me pas përkrahje të fuqishme”, u shpreh kryeparlamentari Veseli.
Kadri Veseli, ka thënë se do të stimulohet çdo prodhues vendor, sepse Kosova ka shumte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
“Kemi nevojë ta punësojmë këtë armatë të të rinjve tanë”, ka thënë Veseli.
Ai ka treguar se në komunën e Skenderajt së shpejti pritet të investojë edhe një kompani angleze në një fabrikë të panxharsheqerit.
“Kemi premtime që do të kemi edhe investitorë të tjerë që do të vijnë në komunën e Skenderajt, komunën e Drenasit dhe në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Kosova do të shndërrohet në kantier të ndërtimit të fabrikave”, theksoi Veseli.
Nga ana tjetër, investitori i fabrikës për përpunimin e mishit, Gerttjan Tomassen, ka thënë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe ndihmën e komunës së Skenderajt, ndërsa premtoi vazhdim të investimeve. Edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i siguroi investitorët për mbështetjen, duke theksuar se me hapjen e fabrikës për përpunimin e mishit fitojnë edhe fermerët e rajonit të Drenicës.
Sipas investitorëve gjermano-holandez, në fabrikën për përpunimin e mishit do të investohen 1 milion euro dhe në fazën e parë do të punësohen 60 punëtorë, për të vazhduar më pas me rritjen e numrit të punëtorëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë