LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen më tepër ilaçe për të sëmurët me fibrozë cistike në Maqedoni

Kërkohen më tepër ilaçe për të sëmurët me fibrozë cistike në Maqedoni

Shoqata e fibrozës cistike kërkon që në listën pozitive të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë të përfshihen edhe ilaçet për terapinë simptomatologjike për të prekurit nga kjo sëmundje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha sot, me rastin e shënimit të Javës evropiane të fibrozës cistike. Kryetarja e kësaj shoqate, Snezhana Bojçin, tha se shumë antibiotikë, antifungicidë, terapi mbështetëse, multivitamina, shtesa hiperkalorike nuk janë në listën pozitive.

Përndryshe, fibroza cistike është sëmundje gjenetike që e prek më së shumëti racën e bardhë në Evropë./Telegrafi/