LAJMI I FUNDIT:

Afaristi dhuron 90 mijë euro për shërimin e 20 vjeçares së sëmurë (Video)

Afaristi dhuron 90 mijë euro për shërimin e 20 vjeçares së sëmurë (Video)

Afaristi nga qyteti i Prishtinës, Xhelal Gashi, ka rrëfyer momente të cilat përjetoi kur vendosi të ndihmojë Fatime Ukën, për t’i siguruar asaj mjetet për shërim jashtë vendit.

“Ishte një punë të cilën e kishte filluar një person nga Vushtria. Më njoftoi me këtë rast. I thash që kemi pas një rast të tillë edhe më herët. Por pas kësaj, vendosa ta takoj në spital, kur e pashë gjendjen e Fatimes, ishte shumë gjendje e rëndë, prandaj vendosa ta ndihmoj”, është shprehur ai, në ”Ora e Fundit”, njofton Klan Kosova.

Gashi tha se të paktën 90 mijë euro i janë dhuruar 20 vjeçares në fjalë, e cila vuan nga sëmundja e cerozës, por beson se do të arrihet dhe shuma e cila është e nevojshme për ta dërguar Fatime Ukën për shërim në Gjermani.


“Ka pas komente të shumta, por nuk merrem me gjëra të tilla, e kam bërë që ta ndihmoj vajzën. E kam bërë me familjarët e vajzës, e poashtu pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe shoku im i cili gjendet në Suedi e plotë të tjerë nga mërgata që kanë mbledh për këtë rast”.

“Por mos të harrojmë që një pjesë të të hollave e ka mbledh dhe babai i Fatimes. Nuk janë të gjitha paratë prej mërgatës, kemi qenë nonstop në kontakt me persona të cilët kanë ndihmuar dhe kanë premtuar për të ndihmuar. Besojmë që do ta arrijmë qëllimin për ta dërguar Fatimen për shërim në Gjermani”, tha Gashi.

“Një problem kemi pasur dje në agjencionin RIA, isha me i marr paratë më thanë që nuk kemi të holla. Sot më thanë që keni ardhë herët, u fillua pak një debat. Pastaj shkova i mora tek një filiale tjetër pa asnjë problem”.

“Ka gjasa që të grumbullohen edhe pjesa tjetër e mbetur për t’u siguruar. Koncerti do të organizohet në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë. Kemi ftuar të gjithë këngëtarët, asnjë nga ta nuk ka kthyer përgjigjie negative, tha ai.

‘’Më vjen mirë që jemi kaq humanë dhe kaq zemërgjerë, për të dhënë ndihmën për shërim motrës tonë Fatimes’’.

“Jam pronar i një restauranti, kam një jetë mesatare, por apeloj tek të gjithë ata që kanë mundësi me ndihmu, pse jo”, ka përfunduar Xhelal Gashi, në ”Ora e Fundit”, njofton Klan Kosova.

Në videon e postuar më poshtë shiheni momentin kur Gashi ia dhuron 90 mijë euro babait të vajzës së sëmurë:

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori