LAJMI I FUNDIT:

Kapen dy shqiptarë me kokainë në doganën e Follorinës

Kapen dy shqiptarë me kokainë në doganën e Follorinës

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Follorinës pasi janë përpjekur të fusin nga Shqipëria në Greqi 2 kg kokainë.

Ata e kishin ndarë dhe paketuar sasinë e lëndës narkotike në dy breza të cilët i kishin fshehur poshtë rrobave të tyre, por janë zbuluar nga policët e Antidrogës kur kanë kryer kontrollin trupor.

Përveç 2 kg e 52 gramë kokainë, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefonë celularë, 1.030 euro dhe një sasi kartëmonedhash shqiptare.


Policia greke po heton për të verifikuar nëse dy shqiptarët janë pjesë e një rrjeti trafikantësh që sjell drogën nga Shqipëria në Greqi e më pas në vendet e tjera europiane.

Të arrestuarit, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç, do të dërgohen në Prokurorinë e Kosturit ku do të përballen me aktakuzën./TopChannel/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Kalo në kategori