LAJMI I FUNDIT:

Policia i refuzon aplikimin për punë për shkak të silikonit

Policia i refuzon aplikimin për punë për shkak të silikonit

Një vendim nga autoritetet policore gjermane për të refuzuar një aplikim për punë nga një grua 32-vjeçare, me arsyetimin se transplanti i silikonit të gjirit nuk është i përshtatshëm për këtë lloj pune,  u mbështet sot edhe nga një vendim i një gjykate në qytetin perëndimor të Gelsenkirshenit.

Gjykata Administrative mori një kërkesë nga një infermiere, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ku asaj i refuzohet aplikimi për tu bashkuar forcave të rendit për arsye mjekësore, në pranverën e vitit 2014.


Një mjek i policisë mori vendimin, transmeton syri.

Sipas një rregulloreje të policisë, që aplikohet në të gjithë Gjermaninë, gratë me implante të gjirit janë të papërshtatshme për shërbimin policor, bazuar mbi rrezikun e lartë të plagosjes dhe të rasteve të lëndimit.