LAJMI I FUNDIT:

‘Fantazma’ që i doli në dritaren e spitalit, i tha që të ketë kujdes (Foto)

‘Fantazma’ që i doli në dritaren e spitalit, i tha që të ketë kujdes (Foto)

Lee Smart nga Caerphylli i Wales, ka qenë së bashku me ekipin e tij, kur e ka parë një ‘fantazmë’ në dritaren e një spitali që është braktisur në vitin 2007.

Madje, kjo krijesë e pazakontë e ka porositur atë që ‘të mbrojë shpinën’, ndërsa më pas është zhdukur pa gjurmë, transmeton Telegrafi.


Ai ka mbetur i tmerruar me atë që ka dëgjuar, megjithëse kolegët që kishte afër nuk vërejtën asgjë.

“Më paralajmëroi dhe u zhduk, por u kthyer sërish më vonë dhe duke më qeshur në vesh, më tha se do të më vras”, ka thënë Smart.

“Vetëm pak qaste pasi e pashë në dritare, më erdhi pranë dhe më bëri një tjetër kërcënim. Mund të ketë qenë ndonjë njeri shumë i shpejtë, por unë besoj të jetë aktivitet paranormal”.

Në edicionin e ardhshëm të ‘Twisted Paranormal’, pritet të bëhen të ditura më shumë për këtë vend, që dyshohet të jetë i mbushur me aktivitete misterioze. /Telegrafi/

Dritarja ku doli ‘fantazma’
Dritarja ku doli ‘fantazma’