Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe zëvendësministri Fehmi Mujota vizituan Komunën e Deçanit, ku u takuan me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj.
Më pas, ministri Zharku përuroi përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë tek ura në fshatin Lloqan.
Ministri Zharku shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.
“Asfaltimi i fazës së parë të rrugës Deçan-Kozhnjerë ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson lidhjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit me Malin e Zi. Do të mundohemi që së bashku me Qeverinë të bëjmë zgjidhje në financimin e kësaj rruge deri në përfundimin e saj. Ne do të vazhdojmë me investimin e projekteve të tjera në këtë komunë edhe në vitin tjetër”, tha ministri Zharku.
Kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit.
Po ashtu, ministri Zharku inauguroi në qendër të Deçanit projektin për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”, ndërsa në rrugën e Dobrunjave inauguroi projektin për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi” (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq inauguroi projektin për asfaltimin e rrugëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore