LAJMI I FUNDIT:

Rama: Situata në tregje alarmante

Rama: Situata në tregje alarmante

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryetarët e bashkive në Kryeministri, deklaroi se tregjet e gjësë së gjallë kanë probleme të mëdha dhe shtoi se është “detyrë e kryebashkiakëve për mbylljen” e këtyre tregjeve.

“Tregjet janë pa standarde. Shërbimi veterinar në ato tregje kryhet në mënyrë informale, me korrupsion dhe pa bërë asnjë shërbim minimal dezinfektimi. Nuk kanë asnjë gjurmueshmëri të lëvizjes së kafshëve dhe produkteve që vendosen në shitje. Jemi shumë të shqetësuar dhe të vetëdijshëm që është trashëgimi e rëndë për ju, por edhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm që keni më shumë se një vit në krye të bashkive”, tha Rama para kryebashkiakëve.

“Kjo situatë duhet marrë si alarm dhe jo si gjykim negativ për ju. E di që nuk e përballoni dot të vetëm këtë situatë dhe do të keni mbështetjen e qeverisë. Për të ndaluar këtë situatë të vazhdojë, ju duhet vendosmëri për t’u përballur me këtë informalitet ekstrem që është turp për Shqipërinë”, shtoi kryeministri, i cili shtoi se nga data 1 dhjetor, “kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën veterinare, përndryshe, do të sekuestrohen”.


“Për vitin 2017 do të matrikullohen të gjitha kafshët që mbarështohen e për pasojë nuk do të ketë më kafshë të pamatrikulluara. Nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë”, deklaroi Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori