LAJMI I FUNDIT:

Rritja e investimeve varet nga një Ligj (Video)

Rritja e investimeve varet nga një Ligj (Video)

Klima jostabile politike, paqëndrueshmëria ekonomike, kostoja e financimit, mungesa e sundimit të ligjit, furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike, krimi dhe nepotizmi janë barrierat të cilat kanë bërë që këtë vit të ketë rënie të investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Institucionet vendore si shpresë për kalimin e këtyre sfidave e shohin Ligjin për Investime Strategjike. Mirëpo, njohës të rrethanave ekonomike e shohin këtë ligj me skepticizëm

Nga raporti i Bankës Qendrore të Kosovës del se nga fillimi i vitit deri me tani ne Kosovë janë investuar 148 milionë euro, ku kemi të bëjmë me një rënie të dukshme në raport me vitin e kaluar.