LAJMI I FUNDIT:

Basha: I braktisur nga shteti, shpreson vetëm tek Zoti

Basha: I braktisur nga shteti, shpreson vetëm tek Zoti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë në vëmëndje historinë e një invalidi me tre fëmijë, me asistencë minimale, që humbi gjithçka nga përmbytja, tani jeton në shpresë të zotit.

Siç raporton ATSH, në një postim në Facebook, pasditen e sotme, kryetari i PD-së Basha sjell rubrikën “Halli i Ditës” ku shprehet:

Aziz Tota, nga Rrushkulli i Sukthit, invalid me 3 fëmijë, pa asnjë të ardhur veç asistencës minimale.


Humbi gjithë bereqetin e kursyer nga përmbytjet. I braktisur nga shteti, shpreson vetëm tek Zoti: Nuk pres të më vijë kush, tani i lutem Zotit.