LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si përmes filmit të magjisë EXIT krijohet verë dashurie! (Video)

Shikoni se si përmes filmit të magjisë EXIT krijohet verë dashurie! (Video)

Viti muzikor i kaluar në rajon përsëri ishte në frymën e festivalit EXIT dhe Sea Dance, të cilat së bashku formojnë EXIT Aventurën, verime festivalesh të veçanta në botë.

Këtë vit, të dy festivalet kanë tubuar 300 mijë adhurues dhe i dërguan në një udhëtim magjik nga Kalaja e Petrovaradinit në Novi Sad e deri te aqua plazhi Jaz afër Budvës, të shpallura nga ana e Lonely Planet si më të mirët në Evropë!


Më shumë se 30 zhanre në bina të ndryshme kanë performuar 1000 artistë të cilët së bashku me publikun nga mbi 60 vende të botës kanë krijuar magjinë EXIT të vërtetë përgjatë shtatë ditëve dhe netëve të festivalit, si dhe për shumë të tjerë të cilët kanë mbetur të kalojnë verën duke kampuar në plazhet e gjata me rërë të cilat gjinden shumë afër të dy festivaleve.

E gjithë kjo është regjistruar në një film të shkurtë të Aventurës EXIT përmes të cilës na merr vila e pyllit ku vallëzimi magjik ndërton kalanë me te gjitha tunelet, llogoret dhe urat te cilat dërgojnë publikun dhe muzikantët nga të gjitha kontinentet duke lënë gjurmë për verën e dashurisë EXIT 2017!

Rolin kryesor të magjisë EXIT në filmin e shkurtë e luan e reja Sofija Milenkovic, e cila është gjetur shkëlqyeshëm nën drejtimin e regjisores Sonja Petroviq, shpresa e re e filmit vendor, në skenarin e të cilës përmes ndihmës saj në rolin kryesor, paraqiten edhe rolet të cilat i interpretojnë Suncica Milanovic, Milos Gjurovic, Dimitrije Aranxheloviq dhe Ivana Milinnkoviq.

Të gjithë ata që e shikojnë dhe e shpërndajnë videon ne Facebook dhe Twitter përmes hashtagut #ExitMagicMovie automatikisht marrin pjesë në lojën shpërblyese ku në mënyre të rastësishme përzgjidhet personi që do të fiton biletat për EXIT Summer of Love 2017, me akomodim dhe transport për dy perona nga Petrovaradina deri në Jaz!

EXIT këtë verë theu rekordin e vet për numrin e përgjithshëm të vizitorëve të natës më të vizituar në histori, dhe atë të dielën kur programin e udhëheqnin The Prodigy dhe Wis Khalifa.

Në Kala ka përformoi edhe pop princesha Ellie Goulding, indi-rokeri Bastille dhe The Vaccines, doktori i fankut George Clinton, krijuesi më i madh i hiteve të sotit David Guetta, reperi Stormzy, rrebelët afrikan Tinariwen, dhe yjet e skenës elektronike sic janë Richie Haëtin, Maceo Plex, Nina Kraviz, Solomun, Marco Carola, Dimitri Vegas & Like Mike, Oliver Heldens, DJ Hype, Sigma, Ëilkinson dhe shumë të tjerë.

Aventura ka vazhduar në plazhin Jaz, ku gjatë tre dite e netë në Sea Dance festival kanë performuar Skrillex, Hurts, Lost Frequencies, Andy C, Sub Focus, Black Coffee, Jeff Mills, Stereo MC’s, Banco de Gaia dhe shumë të tjerë.

Për EXIT e ardhshëm që do të mbahet nga 6 deri me 9 korrik 2017 në kalanë e Petrovaradinit për bileta janë regjistruar tashmë 20 mijë bileta nga më shumë se 60 vende, të parët që do të kenë rastin të blejnë biletat, me çmimet më të volitshme.

Verën e ardhshme, EXIT do të festojë 50 vjetorin e të famshmes “Verë Dashurie” (Summer of Love) të vitit 1967 kur është krijuar lëvizja revolucionare hipi e cila përgjithmonë ka ndryshuar botën, duke luftuar për paqen, lirinë e fjalës, të drejtat e njeriut, respektivisht ato sociale, racore dhe trajtimin e barabartë gjinor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori