LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Kuqi vazhdojnë me Inter Turkun

Vëllezërit Kuqi vazhdojnë me Inter Turkun

Vëllezërit Kuqi do të vazhdojnë të jenë pjesë e Inter Turkut në Finlandë.

Në fakt, klubi finlandez ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se do ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Shefki Kuqi deri në vitin 2017, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.


Gjithashtu, klubi finlandez ka bërë të ditur se vëllai i vogël i Shefkiut, Njaziu, po ashtu e ka vazhduar kontratën.

Sulmuesi i rrezikshëm, për dallim nga vëllai i tij, e ka vazhduar kontratën për dy vjet dhe do të jetë pjesë e Inter Turkut deri në vitin 2018.

Ndërkohë, klubi nga liga elitare finlandeze e ka publikuar fotografinë ku shihen të dy vëllezërit duke e nënshkruar kontratën, shkruan Zëri.

Shefkiu e ka kaluar thuajse tërë karrierën në Britaninë e Madhe dhe po mundohet që dijen e fituar atje ta shpalosë në futbollin finlandez.

E sukseset mund t’i arrijë me golat e vëllait të tij të vogël, Njaziut. Të dy ishin pjesë e Përfaqësueses së Finlandës.