Dhjetëra shtëpiza prej druri janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Kjo në kuadër të aktivitetit “Verë n’dimën” që edhe sivjet është organizuar nga komuna e Prishtinës.
Me këtë organizim po ashtu mbështeten edhe bizneset e vogla në kuadër të Tregut të Fundvitit.
Në hapje të këtij tregu kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit bizneset e ndryshme do të kenë mundësi që të shesin produktet e tyre në shtëpizat e vendosura në shesh.
“Vitin e kaluar i kemi pasur për herë të parë 20 shtëpiza dhe edhe këtë vit kemi vazhduar me ‘Tregun e fundvitit’ i cili do të jetë këtu gjatë muajit nëntor, dhjetor dhe ca ditë pas Vitit të Ri. Kemi përzgjedhur biznese në bazë të një konkursi të hapur ku kemi tentuar që të kemi një mix të shërbimeve të ndryshme, prej kafeve deri tek vera e vluar, vera e zier tek artizanatet, pra ka gjëra të ndryshme tek qytetarët të cilët duan të kalojnë një pjesë të ditës në shesh”, tha kryetari Ahmeti.
Ky aktivitet që po mbahet për herë të dytë në Prishtinë për festat e fundvitit, për drejtorin e Kulturës Besart Vllahinja e bën Prishtinën që të vendoset në hartën e qendrave të Evropës.
“Ne si Drejtori e Kulturës kemi marrë përsipër me u përkujdes për pjesën kulturore artistike të ‘Tregut të Fundvitit, çka e bën Prishtinën me u vendos në hartën e qendrave të Evropës edhe në aktivitetet kulturore edhe në promovim të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rinj”, tha Vllahinja.
Kryetari Ahmeti tha se për shkak të interesimit të madh të bizneseve viteve të ardhshme mund të shtojnë numrin e shtëpizave. Ai njoftoi edhe për ndriçimin e sheshit për festat e dhjetorit e që sipas tij do të bëhet në javët e para të muajit të ardhshëm.
“Kontrata do të vendoset më 19 nëntor dhe pastaj na duhen afër 2 javë për ta vendosur ndriçimin, kështu që ditët e para të dhjetorit do të jetë gati ndriçimi. Vitin e kaluar kemi marrë shumë lëvdata për ndriçimin e qytetit, kështu që këtë vit besojmë që do të jetë edhe më bukur”, tha Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet