Një ditë më parë është inauguruar zyra e re e punësimit “Erfat-Shtojber”, nisur nga interesi i lartë i Gjermanisë për krah pune nga Shqipëria. Kjo zyrë u ofron aplikantëve punësim në kushte të njëjta me shtetasit gjermanë e, mbi të gjitha, pa kosto ndërmjetësimi.
Kjo zyrë ofron dymijë vende pune për minatorë dhe kjo është njoftuar vetëm në ditën e parë të hapjes së kësaj zyre. Mësohet se një larmi profilesh që do të jenë në dispozicion në ditët në vijim, do të ofrojnë punë për krahun e lirë punëtor.
Për të aplikuar për një vend pune në Gjermani, nëpërmjet zyrës së punësimit “Erfat¬Shtojber”, nuk nevojitet asgjë, veç kartës së identitetit. Ndryshe nga dhjetëra agjencitë që operojnë sot në treg, me dhe pa licencë, të cilat u mbajnë punëkërkuesve një tarifë ndërmjetësimi, kjo agjenci nuk e bën një gjë të tillë.
Aplikantit i duhet vetëm të paraqitet në këtë zyrë dhe të plotësojë një formular me të dhënat e tij, i cili i shkon shtetit gjerman. Mjafton që personi të mos jetë i ndjekur penalisht që të vijojë procedura e punësimit, për vendin që ofrohet.
Pas përgjigjes pozitive, agjencia kryen aplikimin për vendin e punës, nga ku siguron detajet për fillimin e punës: dita, ora, akomodimi e të tjera. Në këtë moment, aplikanti në prag të fillimit të punës ndodhet përpara dy zgjedhjesh: mund t’i marrë përsipër të gjitha vetë, ose t’ia lërë në dorë agjencisë.
Kjo e fundit është e gatshme nëpërmjet bankës gjermane Wolksbank të mbulojë të gjitha shpenzimet e duhura për një person në nevojë.
Ndërkohë, vetëm pasi ai të ketë filluar punë, detyrimet do të shlyhen muaj pas muaji duke i mbajtur një shumë modeste.
Në rastin konkret, shteti gjerman kërkon 2 mijë minatorë, të cilët mund të punësohen me kontrata të rregullta pune 3- vjeçare kundrejt një pagese prej 2800 eurosh në muaj. Paga është në varësi të profilit të zanatçinjve që do të kërkohen.
Pranë kësaj agjencie mund të drejtohen kryesisht krahu i lirë për punë si: marangoz, tornitor dhe punëtor krahu në ndërtim. Me rëndësi është fakti se një i punësuar atje ka të njëjtat të drejta, pagë e siguracione me shtetasit gjermanë.
Gjuha e huaj apo shkollimi nuk është kusht për të aplikuar për një vend pune pranë kësaj zyre. “Aplikimi i personave do të bëhet në bazë të profesionit në Gjermani, me kontrata të rregullta pune. Të interesuarit do të mund të aplikojnë pa pagesë me mbështetjen e ABI Bank dhe Wolksbank në shtetin gjerman.
Shlyerja e shumës që i duhet një aplikanti për të shkuar atje do të bëhet vetëm pasi ai të ketë filluar punë. Me pak fjalë, shqiptarët do të punojnë atje me të njëjtat kushte si shtetasit gjermanë”, sqaron Iva Dobrovishti, drejtoresha e zyrës së punësimit. Në ditën inaugurimit, të pranishëm ishin zyrtarë të atashuar në Gjermani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hapjen e kësaj zyre, e cila është qendra e “ErfatShtojber” në Ballkan.
Milazim Jusaj, anëtar i këshillit të integrimit të qytetit të Hagenit, njëkohësisht anëtar dhe politikan i partisë social¬demokrate SPD, e cilësoi këtë një eksperiencë të suksesshme, e cila duhet të implementohet edhe në vende të tjera.
Për Anduena Stephan, konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, në landin e Rinit të veriut dhe Vestfalisë, punësimi jashtë vendit mbetet alternativa e të rinjve që nuk shohin të ardhme në vendin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër