Kryeministri Edi Rama i kujton sërish Greqisë se Shqipëria s’do heshtë për çështjet e mbetura pa zgjidhur mes dy vendeve. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të diasporës, ai tha se problemet mes Tiranës dhe Athinës vijnë për çështje të cilat sipas tij s’mund të anashkalohen. Sipas tij, Greqia ka qenë mësuar që në Tiranë të kishte bashkëbisedues të nënshtruar apo të heshtur.
“Marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjike, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshme e politikës sonë të jashtme, partneritet strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa probleme që na shfaqen herë pas here përpara, si pengesa të mbetura të së shkuarës.
Ne jemi angazhuar që ditën e parë për të adresuar çështjet e mbetura. Kemi ngritur një grup të posaçëm dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që së bashku me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv dhe duke parë nga e ardhmja, gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe parimet më të mira. Ka filluar një punë e përbashkët, aspak e lehtë dhe jemi shumë shpresëplotë që sidoqoftë do të mund t’i kapërcejmë këto pengesa që s’janë në të mirë të kësaj marrëdhënie të rëndësishme fqinjësore dhe strategjike që kemi me Greqinë.
Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë që s’kemi ndërmend të heshtim të bëjmë sikur s’kuptojmë dhe aq më pak t’i nënshtrohemi fakteve të kryera kur vjen puna në këto marrëdhënie.
Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar të heshtur që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë dhe mbetet për çështje që s’mund të anashkalohen dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë.
Janë botërisht të njohura, çdo shqiptar i interesuar për këtë marrëdhënie i dinë se cilat janë çështjet. Mendojmë se për secilën ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi dhe respekti për standardet dhe parimet e familjes sonë të madhe evropiane.
Nga ana tjetër e kemi vënë re herë pas here që çështjet rimarrin një peshë të caktuar dhe bëhen pengesë për arsye që janë të lidhura me situatat politike, debatin e brendshëm, konsumin e brendshëm politik posaçërisht në Athinë.
Me rëndësi është që ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë e kemi bërë të qartë për fqinjët tanë se këto janë çështje që ne s’kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura. Jemi vullnet plotë për zgjidhjen më të mirë në bazë të parimit të reciprocitetit”, ka thënë Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A