LAJMI I FUNDIT:

KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore

KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi, KISCOMS, përve[ kongresit ndërkombëtar për shkenca mjekësore, nga fillimi i vitit që vjen do të fillojë realizimin e simpoziumeve për fusha të ndryshme të shkencave mjekësore. Aktualisht, publike janë njoftimet për simpoziumin për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Ditën e Stomatologëve, Ditën e Mamive, Ditën e Infermierëve, Ditën e Fizioterapistëve dhe Ditën e Farmacistëve.

Kongresi i radhës, i shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore, ndërsa simpoziumet kanë për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.


Në kongresin e shtatë, si dhe në simpoziumet ndërkombëtare, studentët dhe profesionistët e gjeneratave të ndryshme do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Kongresi dhe simpoziumet, pos ligjëratave të përzgjedhura plenare, do të ofrojnë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e drejtimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar. Aplikimi mund të bëhet online, duke klikuar: KËTU! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori