LAJMI I FUNDIT:

Java Evropiane e testimit të HIV organizohet edhe në Maqedoni

Java Evropiane e testimit të HIV organizohet edhe në Maqedoni

Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA, i është bashkuar Javës Evropiane të testimit të HIV-it, me moton ”Testo, shëro, parandalo”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti fillon sot dhe zgjatë deri më 25 nëntor. Përndryshe, mbi 500 organizata nga 50 vende të ndryshme të Evropës i janë bashkuar kësaj jave, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit për HIV-in.

Vullnetarët e HERA do të shpërndajnë material propagandues, prezervativë falas, si edhe aktivitete tjera./Telegrafi/