LAJMI I FUNDIT:

Hija Trump mban pezull garën presidenciale franceze

Hija Trump mban pezull garën presidenciale franceze

Zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe me një program populist po shfaqet me mjaft ndikim në garën presidenciale në Francë duke rritur tensionet midis pretendentëve për emërimin brenda së djathtës, përballë një ekstremi të djathtë që ka shënuar epërsi të dukshme.

Sot, kryeministri francez, Manuel Valls e cilësoi si të mundshme që Marine Le Pen, kandidatja e Frontit Kombëtar fitoi zgjedhjet presidenciale në maj të 2017, duke paralajmëruar në lidhje me rrezikun që përfaqëson ekstremi i djathtë.

Çështja « Trump » në mënyre të pashmangshme do të trajtohet sot në mbërmje gjatë debatit të fundit televiziv midis shtatë kandidatëve për parapraket e së djathtës, përpara raundit te parë të zgjedhjeve të parashikuara për të dielën.


Sfida e këtyre paraprakeve është e tillë, në bazë të vendimit të të anketuarve,fituesi  i përcaktuar nga e djathta pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë përballë presidentes së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Dy favoritët, ish-kryeministri Alain Juppé dhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy paraqesin mundësinë më të mirë përballë ekstremit të djathtë, por me strategji tërësisht të kundërta.

Gati për të përfituar nga refuzimi i elitave në politikë dhe globalizmi, Nicolas Sarkozy 61 vjeçar është vetëshpallur si «mbrojtës i personave të privuar nga pozita e tyre shoqërore, ndryshe nga imazhi i «presidentit të të pasurve» trasheguar nga e kaluara e tij midis viteve 2007 dhe 2012.

Ai miratoi një linjë shumë të djathtë një formë për ti dhënë zgjidhje shqetesimeve te francezëve mbi imigracionin, islamin apo sigurinë, ne një vend të tronditur nga një seri sulmesh kamikaze dhe shqetesimit përballë krizës migratore qe po përballet Evropa.

Sa «Brexit», sa zgjedhje amerikane, sa referendume evropiane të humbura ju duhen ende që ju të dëgjoni  indinjatën e popullit ? u shpreh të martën ish-kreu i shtetit. Objektivi i tij është të tërheqë pas vetes thelbin e vërtetë të përkrahësve të partisë së tij Republikane, por gjithashtu ti trazojë votat ekstremit të djathtë.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori