LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon përfaqësuesit e shteteve frankofone, koordinohen për Samitin vjetor të Frankofonisë

Hoxhaj takon përfaqësuesit e shteteve frankofone, koordinohen për Samitin vjetor të Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur takim konsultues me ambasadorët e shteteve frëngjishtfolëse në Kosovë, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, të ngarkuarën me punë të misionit të Lukesmburgut, Anne Dostert dhe shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean Louis Servais.

Sipas një njoftimi, takimi është zhvilluar në kuadër përgatitjeve të Samitit të Frankofonisë që do të mbahet javën e ardhshme në Madagaskar.

“Ministri Hoxhaj i ka njoftuar diplomatët për iniciativën e MPJ-së për krijimin e një fondi bursash për të rinjtë frankofonë kosovarë si dhe për organizimin e një konference për investitorë frankofonë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.


“Frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme sa i takon ndërveprimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj me një numër të madh shtetesh frankofone në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe diplomacisë dhe ne synojmë të intensifikojmë bashkëpunimin”, citohet të ketë deklaruar ministri Hoxhaj.

Po sipas njoftimit, nga ana tjetër iniciativa e MPJ-së është vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e vendeve partnere të Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e shteteve të tyre për të bashkëpunuar në realizmin e këtyre projekteve.

Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF) prej nëntorit të vitit 2014. Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka bërë progres në përafrimin me strukturat dhe programet e OIF. MPJ është ndër mbështetësit kryesorë të Javës së Frankofonisë dhe Festës së Muzikës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori