LAJMI I FUNDIT:

Tirana, si qendra modeste u shndërrua në kryeqytet

Tirana, si qendra modeste u shndërrua në kryeqytet

“U themelua për të qenë një qendër modeste shkëmbimesh për një popull bujk që vuante mungesën e një tregu të afërt”, thuhet në buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 1937 me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Po si do të ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim të Kongresit të Lushnjës dhe si u kthye në qendër të jetës politike shoqërore?

Në dokumentet e shkruara të kohës janë fiksuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me planin rregullues te kryeqytetit të ardhshëm dhe godinat që do t’i rezistonin kohës akoma dhe për shumë vjet të tjera. Të gjitha të dhënat do të hidheshin në pjesën idilike në një album shkruar nga Osman Myderizi, të cilat vazhdojnë të ruhen ende në një nga regjistrat e seksioneve të Bashkisë së Tiranës.

Plani i parë rregullues


Në 1922 me urdhëron e Ministrit të Punëve të Brendshme u zhdukën varrezat që gjendeshin pranë çdo xhamie e pengonin jo vetëm rregullimin e tregut, por dhe atë të qytetit. Në këtë vit u hap dhe Rruga e re e Durrësit, e cila u pagëzua me emrin “Nana Mbretneshë” që prishi shumë shtëpi dhe kopshte mbasi ajo e vjetra që shkonte nga Hotel Durrësi nuk lejonte të shihej nga larg qendra e qytetit, thuhet në dokumentet e kohës. Sipas të dhënave, në fund të kësaj rruge që bashkonte Tiranën dhe Durrësin në vitin 1930 italianët filluan punimet për ndërtimin e Hangarit madhështor (kështu u quajt aeroporti i Rinasit).

Sipas të dhënave ai i përkiste shoqërisë italiane “Ala Littoria”, ndërtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta që mbulonte një siperfaqe prej 5000 metra katroresh dhe kishte një lartësi rreth 35 metra. Në të njëjtin vit, sipas buletinit të Bashkisë, u zgjerua dhe rruga “28 Nentori”, u prishën një varg dyqanesh të bukura dhe u formua e njëjta rrugë që vazhdon të jetë dhe sot.

Për herë të parë është hartuar një plan rregullues nga inxhinier Eshref Frashëri dhe qyteti vazhdoi të ndërtohej sipas një plani të studiuar.

Tirana kryeqytet

Me shpalljen e Tiranës kryeqytet (1920), pjesa më e madhe e nëpunësve filluan ndërtimin e shtëpive të reja, ndërsa Bashkia do të vazhdonte projektet për hapjen e rrugëve të reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Në 1926-1927, sipas dokumenteve që sot ndodhen në Arkivën e Shtetit, u hap për herë të parë rruga “Mbretenore” (rruga e Barrikadave) që brenda një kohe tepër të shkurtër do të bëhej një nga rrugët kryesore.

Pak më vone, në vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi “Mussolini” (sot rruga e Kavajës), një nga arteriet më kryesore të kryeqytetit, i cili u asfaltua në vitet ’34-’37.

Në fillimin e këtij bulevardi u ndertua Pallati Qendror i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, i cili zinte një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe kishte kushtuar 600000 franga ari. Sipas dokumenteve, në 1930 u ndërtua dhe ajo që do të quhej rruga më e bukur dhe më e rëndësishme e Tiranës bulevardi “Zogu i Pare”, që fillonte nga Kodra e Pashes deri ne Brrake. Të gjitha arteriet në pjesën më të madhe të tyre ishin të shtruara me pllaka asfalti në mënyrën më moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotike . Gjithashtu u ndërtuan me mijëra shtëpi, të cilat i dhanë kryeqytetit të ri pamje shumë të mirë.

Projektet Italiane

Në qendër të Bulevardit ‘Zogu i parë’ në bazë të planit të projekteve të arkitektit italian Florestano De Fausto u ndërtuan gjashtë pallatet e Ministrive në vitin 1931 dhe pallati i Bashkisë në 1929-1931, u sistemua sheshi ‘Skenderbej’ në një park modern në 1936-1937, i cili do të shtrihej deri në lagjen e Tiranës së re tek blloku i Shallvareve.

tirana4Sipas dokumenteve të shkruara të kohës, i gjithë qyteti kishte 7654 dhe banohej prej 24 407 banoresh definitivë dhe 11 693 banorëve provizorë. I gjithë qyteti përfshinte një sipërfaqe prej 8 kilometrash, kurse në 1912 ai ishte vetëm 3 kilometra katror. Në të njëjtën kohë janë ndërtuar dhe asfaltuar dhe shumë rrugë të tjera të kryeqytetit, të cilat vazhdojnë të kenë të njëjtën pamje dhe përmasa që kanë pasur që në vitin ’37.

Ndriçimi i Qytetit

Para vitit ’37 Tirana për shumë kohe ndriçohej prej llampave me “voj guri”. Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin që kishte filluar të merrte kryeqyteti i Mbretnisë sonë, thuhet në regjistrat e Bashkisë, nuk mund të vazhdonte ndaj dhe autoritetet “epnore” u kujdesën për plotësimin e kësaj mungese.

Në vitin ’27 konçesioni i ndriçimit elektrik iu dha shoqërise Anoniome Shqiptare “Sita” dhe u ndërtua në hyrje të qytetit kur vjen nga Durrësi. Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompesive i dha dritë elektrike qytetit.

Pas ndriçimit Bashkia do t’u jepte fund të gjitha ndërhyrjeve që kishin të bënin me pamjen e Tiranës, për t’iu kushtuar më vonë instituteve shëndetësore dhe higjienike, për të plotësuar një nga nevojat e tjera urgjente. /Telegrafi/

unnamed-1

unnamed-2

unnamed-3

unnamed

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori