LAJMI I FUNDIT:

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Noka

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Noka

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve mes pozitës dhe opozitës.

Ka qenë kjo e fundit që e ka nisur me një seri akuzash ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Opozita, përmes deputetes Albana Vokshi ka denoncuar përfshirjen, sipas saj, të ministrit në afera korruptive dhe më pas deputetët e tjerë nuk e kanë lejuar Beqajn të flasë.


Kjo e ka detyruar drejtuesen e seancës, Valentina Leskaj, të ndërpresë punimet për 5 minuta.

Me rifillimin e seancës, ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit i është kthyer çështjes së rekomandimit të BE, duke i cilësuar si paturpësi akuzat e hedhura në drejtim të opozitës.

Sipas Berishës, rekomandimi nga BE nuk do të ishte marrë kurrë pa ndihmën e PD dhe pa votën e saj pro reformës në drejtësi në muajin korrik.

“Sulmuat opozitën duke ngritur aktakuza të paqena dhe dolët jashtë rendit të ditës. Rekomandimi pa opozitën nuk do ishte marrë kurrë, u mor vetëm se opozita votoi “drejtësinë”.

Çfarë seancash bëni ju kur bëni aktakuza ndaj opozitës? Nuk morët hapjen e negociatave dhe dilni e mashtroni se i fiksohet mendja kryeministrit dhe dilni dhe akuzoni”, ka thënë Berisha duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Ndërkohë, duke marrë fjalën, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u është përgjigjur akuzave.

“Jam i vendosur për të shkallmuar monopolet në tregun e barnave”, ka thënë ai. Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar si një incident tejet të rëndë atë që ndodhi, duke iu referuar goditjes, sipas tij, të kreut të grupit të PD ndaj ministrit të Shëndetësisë.

“Kreu i grupit të PD-së godet me grusht ministrin e qeverisë. E kanë parë sytë e shqiptarëve, e kanë filmuar kamerat këtë incident të rëndë.

Po depozitojmë kërkesën e një grupi deputetësh të PS drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe i kërkojmë Byrosë të mblidhet urgjent të shqyrtojë këtë rast”, ka deklaruar Balla.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka komentuar lajmet në shtypin shqiptar dhe atë të huaj, të cilat sipas tij fshikullojnë Shqipërinë.

Paloka ka ironizuar akuzat e mazhorancës për armiq të jashtëm, që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajonin më të korruptuar”, thotë një titull duke iu referuar raportit të TI.

“Policia shqiptare është më e korruptuara”, thotë një tjetër dhe “Corriere della Sera” që thotë “Shqipëria, sera e madhe e drogës në Europë”. Dy faqe kundër integrimit nga “armiqtë e jashtëm””, ka thënë Paloka.

Tensionet në seancë kanë vijuar kur në momentin që është ngritur për të folur kryeministri Rama, foltorja është zaptuar nga deputeti demokrat Flamur Noka. Noka ka pretenduar se ishte radha e tij për të folur dhe në mbështetje të tij janë ngritur edhe deputetët e tjerë të opozitës.

Pas një pushimi prej 5 minutash të kërkuar nga drejtuesja e seancës, në rifillim të saj Valentina Leskaj ka njoftuar përjashtimin nga seanca të deputetit Noka.

Ndërkohë, duke rimarrë fjalën, ish-kryeministri Berisha ka kritikuar pasardhësin e tij në këtë detyrë për braktisjen e vendit në momentet e përmbytjeve.

“Kur vendi dhe familjet përmbyteshin, kryeministri çau ferrën dhe iku në Nju Jork për të promovuar ekspozitën e shkarravinave të tij”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori