Reduktimi i shkallës së TVSH-së në disa produkte ka ndikuar negativisht në të hyrat buxhetore, mirëpo aplikimi i TVSH në barna dhe rritja e importit në këto produkte e ka kompensuar këtë humbje.
Këto të dhëna janë bërë të ditura sot nga Instituti GAP, i cili mbajti konferencën “Efektet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Analisti i politikave në GAP, Berat Thaçi, prezantoi të gjeturat kryesore të analizës. Ai tha se derisa TVSH-ja është ulur në një numër të vogël produktesh, ajo është ngritur për 18 për qind në shumicën e produkteve dhe kjo ka pasur ndikim pozitiv në të hyrat doganore.
“Qeveria e Kosovës në një pjesë të vogël të produkteve të konsumit dhe shërbime publike e ka ulë TVSH-në nga 16 për qind në 8 për qind, ky ndryshim nuk ka ndikuar në të hyrat e Doganës. Kjo për arsye se importi në këto produkte do të thotë, në të cilat është ulur TVSH-ja është rritur dukshëm dhe njëkohësisht humbja është kompensuar me aplikimin e TVSH-së prej 8 për qind në barna. Siç e dimë para hyrjes së këtij ligi në fuqi TVSH në barna ka qenë 0 për qind dhe me hyrjen e këtij ligji është aplikuar TVSH prej 8 për qind. Pra falë këtyre dy faktorëve siç është rritja e importit në produkte në të cilat është ulur TVSh-ja dhe aplikimi i TVSH-së në barna të hyrat e Doganës nuk janë ndikuar nga kjo ulje e TVSH-së”, tha Thaçi.
Po ashtu, rritja e TVSH-së, sipas tij, nga 16 në 18 për qind ka pasur ndikim pozitiv ku Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 68 milionë euro më shumë.
“Si pasojë e rritjes së TVSH-së nga 16 në 18 për qind Dogana ka mbledhur rreth 68 milionë euro më shumë në periudhën janar- gusht 2016 krahasuar me vitin e kaluar. Pra, në rast se vazhdon ky trend i importit vetëm brenda këtij vitit Dogana do të mbledhë rreth 54 milionë euro më shumë vetëm nga rritja e TVSH-së”, ka thënë Thaçi.
Një ndikim tjetër pozitiv që ka prodhuar rritja e TVSH-së, sipas Thaçit është edhe rritja e të hyrave të ATK-së, ku vetëm në periudhën shtator- dhjetor 2015 ATK ka mbledhur rreth 6.5 milionë euro më shumë të hyra nga produktet në të cilat është aplikuar TVSH-ja e ngritur.
“Bizneset i kanë mirëpritur ndryshimet që kanë ardhur me ndryshimin e TVSH-së në lëndën e parë, makineri prodhuese dhe pajisje të teknologjisë informative. Vlen të përmendet se largimi i TVSH-së në lëndën e parë nuk e ka ndikuar buxhetin ajo vetëm do të thotë është bartur në kohë si pagesë, mirëpo nuk ka pasur ndonjë efekt në rënien e të hyrave buxhetore, deri në shtator të vitit 2016 Dogana e Kosovës ka larguar nga TVSH në lëndën e parë makineritë prodhuese dhe teknologjitë informative produkte me vlerë rreth 15 milionë euro TVSH”, shtoi Thaçi.
Ai prezantoi edhe rekomandimet e dala nga kjo analizë ku GAP rekomandon se krahas uljes së TVSH-së për disa produkte dhe shërbime, Ministria e Financave duhet të paraqesë lehtësime direkte tatimore për qytetarët si masa më efektive për rishpërndarjen e të hyrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova