Gjykatat e Shkupit po zvarrisin thuajse të gjitha proceset e nisura gjyqësore që janë pjesë e asaj që njihet si aferë e përgjimeve. Kjo dukuri është e pranishme që nga caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor.
Edhe pas dy muajve që kur u ngritën paditë nga Prokuroria Speciale ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, nuk ka nisur as edhe një seancë gjyqësore. Ndërsa ngjashëm është edhe me rastet ku nën hetime janë, ish-ministra, drejtorë dhe ish funksionarë tjerë.
Zvarritjen apo shtyrjen e seancave, gjykata e kanë arsyetuar me mungesës e ndonjërit nga personat e akuzuar, të palës mbrojtëse, për shkak të mbledhjes së fakteve, apo arsyeve tjera.
Por, njohësit e çështjeve juridike, në këtë shohin presione ndaj gjyqësorit, apo manovrime nga vet gjykatësit e emëruar në bazë të preferencave politike.
“Kjo edhe një herë dëshmon se ne nuk kemi gjyqësi e pavarur. Gjyqësori është nën presionin e politikës ditore dhe kjo për një shtet demokratik, për një shtet juridik nuk duhet të ndodhë pasi është rreptësisht e ndaluar”.
“Gjyqësori gjithmonë duhet të vazhdoj me dinamikën e paraparë dhe assesi nuk guxon që puna e pushtetit gjyqësor të jetë e kushtëzuar me proceset politike, siç janë tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thotë për REL Osman Kadriu, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin, ‘Fon’ të Shkupit.
Gjykatat duhet të jenë institucione të pavarura që duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht proceseve zgjedhore, apo zhvillimeve politike, thotë ndërkohë, profesori Temellko Ristovski, njohës i çështjeve juridike.
Sipas tij, në këtë rast, faji duhet kërkuar edhe në mesin e vet gjykatësve të cilët proceset gjyqësore i caktojnë në bazë të llogarive të tyre të interesit, apo që të mos jenë në shënjestër të pakënaqësive të grupeve të caktuara politike.
“Gjykatësi duhet të ketë parasysh të gjitha rrethanat dhe të jetë i përgatitur para çdo seance gjyqësore që të mos vijë në situatë të shtyj procesin e nisur. Por, vlerësoj se ka edhe manovrime nga ana e institucioneve gjyqësore, që gjithsesi se në pozita janë në bazë të shërbimeve që i kanë bërë garniturës aktuale qeverisëse”, thotë Ristevski.
Nga ana tjetër, profesori Osman Kadriu, thotë se shtyrje të seancave gjyqësore mund të ketë, por në rast të nevojës për sigurimin e provave apo të ndonjë ekspertize të domosdoshme për mbarëvajtjen e një procesi gjyqësor të besueshëm.
“Tani ne nuk kemi shtyrje të proceseve gjyqësore për shkak të provave, për ndonjë ekspertizë, por këtu është e qartë se shtyrja bëhet për arsye politike”, thotë Kadriu.
Në listat zgjedhore të partive, para së gjithash të OBRM-PDUKM-së gjenden emrat edhe të kandidatëve që po hetohen nga Prokuroria Speciale për shpërdorime të shumta të detyrës zyrtare, manipulime zgjedhore, presione ndaj mediave, kurdisje të tenderëve, e raste të tjera.
Përveç tyre, në listat e kësaj partie ndodhet edhe një i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. Bëhet fjalë për Johan Traçullovskin, i dënuar me 12 vjet burg për një masakër në fshatin Luboten të Shkupit ku gjatë konflikti të viti 2001 ishin vrarë dhjetë civil shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë