LAJMI I FUNDIT:

Gecaj ironizon me Ivica Daçiqin

Gecaj ironizon me Ivica Daçiqin

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka ironizuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku ky i fundit në Këshillin e Sigurimit tha se Trepça është zemra se Serbisë.

Gecaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan se Daçiq provokoi në Këshillin e Sigurimit, por sipas tij, ndoshta e ka për shkak të pleqërisë.

“Daçiq provokon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Trepça është zemra e Serbisë. NDOSHTA PËR SHKAK TË PLEQËRISË, DAÇIQIT JU PASKA ZVOGËLUAR ZEMRA, PASI QË MË PARË THOSHTE SE KOSOVA ISHTE ZEMRA E SERBISË (jo vetëm Trepça)!”, shkruan Gecaj në Facebook. /Telegrafi/