Aktualisht telefonia mobile “Vala” përdor kodin telefonik të Monakos, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë e nga 15 dhjetori në bazë të marrëveshjes me Serbinë Kosova do ta ketë edhe kodin e vet ndërkombëtar +383. Deri kah fundi i vitit 2018 Kosova do t’i përdorë katër kode telefonike
Katër kode telefonike do t’i përdorë Republika e Kosovës deri kah fundi i vitit 2018. Në bazë të marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel nga 15 dhjetori i këtij viti Kosovës i ndahet kodi i vet telefonik +383. Por deri në implementimin e plotë të tij, i cili zgjat rreth dy vjet, Kosova do t’i përdorë edhe kodet aktuale, ku telefonia mobile “Vala” përdor kodin telefonik të Monakos +377, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë +386, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë +381.
Edita Tahiri, si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se më 15 dhjetor ITU-ja do të alokojë kodin +383 për Kosovën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251