LAJMI I FUNDIT:

Vlora Çitaku: Kisha Serbe do të qëndrojë në kampusim e UP-së, të na kujtoj represionin

Vlora Çitaku: Kisha Serbe do të qëndrojë në kampusim e UP-së, të na kujtoj represionin

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke folur në mbledhjen e KWshillit të Sigurimit të OKB-së, a thënë se në Kosovë ekziston toleranca fetare dhe se vetëm me Kishën Ortodokse Serbe janë shfaqur probleme.

“Forcat serbe në Kosovë kanë shkatërruar 218 xhami. Toleranca fetare është shtylla shoqërisë tonë. Kemi raste kur kisha dhe xhamia ndajnë një oborr. Është vetëm një kishë ortodokse në Kosovë që ne kemi problem. Dhe kjo është kur regjimi i Milloshviçit e kishte ndërtuar në pronën e UP-së”.

Këto komente Çitaku i ka bërë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku është duke u diskutuar për raportin tremujor të Kosovës, njofton Klan Kosova.


Ambasadorja Çitaku, foli për këtë çështje pas fjalës së Ivica Daçiq, ku tregoi për gjendjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Kjo kishë ka filluar të ndërtohet në vitin 1991 kur autonomia jonë ishte e suprimuar dhe kur UP kishte mbyllur dyert për studentët dhe profesorët shqiptarë përfshirë edhe vet mua. Kisha Ortodokse është e ndërtuar ilegalisht, me dhunë, në kuadër të fushatës së represionit dhe do ta ruajmë si të tilla. Shkatërrimi i saj nuk është zgjidhja. Ky objekt do të qëndrojë aty për të na kujtuar kohët e vështira”, tha ajo.

“Kosova është republikë sekulare, shumë fetare, shumë kulturore dhe në do të bëjmë çmos që ta mbajmë si të tilla. E kemi të drejtë kushtetuese për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare, madje kjo është edhe obligim moral”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori