Qendra “Simon Wiesenthal” e luftës kundër antisemitizmit, me seli në Paris, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shqetësuar për shtrirjen e antisemitizmit në Kosovë përmes librave të botuara në Egjipt nga “Vëllazëria Myslimane”.
Sipas tyre, Kosova nuk mund të pretendojë se po e lufton radikalizmin islamik duke ekspozuar urrejtje xhihadiste me materiale.
Kjo Qendër ia bën me dije presidentit Thaçi se këtë ankesë ia kanë dërguar edhe ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hysenit, i cili nuk i është përgjigjur letrës.
“Kosova nuk mund të pretendojë për ta luftuar radikalizmin islamik duke ekspozuar veten në urrejtje xhihadiste”, shkruan në këtë letër, përcjell “Zeri.info”.
Më 15 nëntor kjo letër i është drejtuar presidentit të Kosovës nga Dr. Shimon Samuels, i cili protestoi për “shitjen e literaturës së urrejtjes antisemite, vetëm njëqind metra larg nga Pallati Presidencial, gjatë Konferencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) mbi “Luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit”.
Samuels vuri në dukje “shumë versione të librit të Hitlerit ‘Mien Kampf’ dhe të tjerat në të cilat përfshihen teoritë e konspiracionit të tilla si: ‘Sinagoga e Satanit’ nga Andrew Hitchcock, e mbushur me shpifje kundër hebrenjve. ‘Luani nuk fle më’ nga David Icke, e cila portretizon hebrenjtë si një racë zvarranik-hardhucash nga hapësira e jashtme”.
Letra shton se “këto libra janë përkthyer në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të Kosovës dhe disa janë botuar në Egjipt nga ‘Vëllazëria Myslimane’”. Samuels kujton se “dy vjet më parë ai kishte nderin e përurimit të ekspozitës ‘White Hat’s Exhibition’ në Prishtinë, dedikuar për kujtimin e atyre kosovarëve, të cilët kontrabanduan të arratisurit hebrenj nga nazistët në Shqipëri, ku shumica e tyre mbijetuan Holokaustin”.
Letra thekson se “Kosova nuk mund që nga njëra anë të kërkojë për ta luftuar radikalizmin islamik dhe në të njëjtën kohë të ekspozojë veten me një shembull shumë të qartë të depërtimit xhihadist në një vend të moderuar mysliman deri më tani”.
Qendra kërkon nga presidenti “për t’i hetuar, dënuar dhe ndëshkuar importuesit dhe shpërndarësit e kësaj literature të urrejtjes”, duke shtuar se “një ankesë është bërë në Ministrinë tuaj të Brendshme më shumë se një javë më parë. Nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ne po e ndajmë këtë letër me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, dhe presin përgjigjen tuaj për këtë çështje urgjente”, përfundoi Samuels.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje