Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka vlerësuar se mungesa e objekteve shkollore në Kalabri, Veternik, Mat, Sofali dhe Arbëri, tek Përroi i Njelmët dhe në lagje të tjera të kryeqytetit ka shkaktuar rritjen e numrit të nxënësve në SHFMU “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemaili”, “Faik Konica”, “Meto Bajraktari”, “Dardania” dhe disa institucione tjera të këtij niveli shkollor.
Kjo, sipas LDK-së po ndodh sepse Komuna e Prishtinës në tri vitet e fundit nuk ka filluar të ndërtojë asnjë objekt shkollor, përkundër planifikimit të përvjetshëm dhe mundësisë potenciale që i ka për financimin e ndërtimit të kësaj infrastrukture.
Kjo është komunikata e plotë e LDK-së së Prishtinës:
Shumë lagje të kryeqytetit pa objekte shkollore
Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka vlerësuar se mungesa e objekteve shkollore në Kalabri, Vetërrnik, Mat, Sofali dhe Arbëri, tek Përroi i Njelmët dhe në lagje të tjera të kryeqytetit ka shkaktuar rritjen e numrit të nxënësve në SHFMU “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemaili”, “Faik Konica”, “Meto Bajraktari”, “Dardania” dhe disa institucione tjera të këtij niveli shkollor. Kjo po ndodh sepse Komuna e Prishtinës në tri vitet e fundit nuk ka filluar të ndërtojë asnjë objekt shkollor, përkundër planifikimit të përvjetshëm dhe mundësisë potenciale që i ka për financimin e ndërtimit të kësaj infrastrukture.
Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës për çdo vit po përpiqet të promovojë mësimin gjithëditor në të njëjtat institucione, ku mësimi zhvillohet në dy ndërrime, ku mungon infrastruktura elementare, ku nxënësit nuk i janë krijuar kushtet e domosdoshme të qëndrimit gjatë gjithë orarit të mësimit gjithëditor në mënyrë që të ndjehet si në ambientin familjar ku ai do të mund të ushqehet, të argëtohet e të zhvillojë aktivitete në fusha të ndryshme mësimore dhe ku ai, përpos mësimit bazik, të mund të përfitojë nga programet e fushave të ndryshme.
Se çfarë pasojash ka shkaktuar mosrealizimi i planifikimit të përvjetshëm në infrastrukturën shkollore nga qeveria komunale e Komunës së Prishtinës mund të shohim pamjet përreth shkollave kur nxënësit shkojnë në mësim dhe kur ata lëshohen nga mësimi.
Përreth objekteve shkollore po krijohet kaos nga veturat dhe transporti i organizuar për të sjellë fëmijët dhe për t’i kthyer ata në shtëpitë e tyre nga lagjet ku mungojnë objektet shkollore.
Po ashtu, kjo gjendje ka ndikuar dukshëm që, në këto institucione, të rritet numri i nxënësve dhe të ndikojë që mësimi të zhvillohet në dy e më shumë ndërrime. Kjo po ndikon që të ngushtohet hapsira shkollore për kokë nxënësi gjë që automatikisht ndikon në pengimin e ngritjes së cilësisë në mësime.
Qasja me gjakftohtësi në këtë fushë e qeverisë komunale në Prishtinë dhe mos vënia në prioritet e ndërtimit të objekteve shkollore në politikën zhvillimore tregon se sa e kanë dëmtuar arsimin e Prishtinës politikat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes në këto tri vitet e qeverisjes së tyre.
Jo vetëm kaq, por ka edhe shumë anomali tjera, të cilat nuk ishin pjesë e premtimeve të tyre në kohë fushate, por që tani duke qenë pjesë e politikave qeverisëse po dëshmojnë se shkollat e Prishtinës janë shndërruar në institucione ku punësohen militantët e VV-së, ku po bëhen spastrime politike dhe po zgjedhen drejtorë të anëtarësuar në VV, ose janë në lidhje të ngushta me rrjetin e militantëve të VV-së, ku punësohen mësimdhënës, kryesisht nga Gjakova dhe komuna tjera anembanë Kosovës si anëtarë të VV-së e më së paku të Prishtinës.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar