Organizata joqeveritare INPO ka shprehur shqetësimin ndaj mos përmbushjes së detyrimit ligjor për mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
INPO, i bëri thirrje Halim Halimi që të respektojë ligjin dhe t`i përmbush detyrat e tij si udhëheqës i Kuvendit.
“Deri më tani Komuna e Prishtinës ka thirrur vetëm gjashtë mbledhje, të cilat siç është theksuar në Rregulloren e Punës është dashur të përfundohen në muajin qershor të këtij viti. Kësisoj komuna e Prishtinës deri në gjysmën e nëntorit ka mbajtur vetëm 6 seanca”, thuhet në reagimin e IPON-s.
Sipas Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 43.1 dhe 43.2, kryesuesi obligohet të thërras mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe të mbajë së paku dhjetë seanca në vit, prej të cilave pesë prej tyre duhet të mbahen në gjatë mujorin e parë të vitit, e cila gjithashtu përcaktohet me Rregulloren e Punës.
INPO vlerëson se Komuna e Prishtinës ka dështuar në respektimin e ligjit dhe shpërfilljen e statutit, si akti më i lartë juridik i komunës.
“Ky veprim bie ndesh me praktikën e qeverisjes së mirë dhe në të njëjtën kohë shfaqë mosgatishmërinë e kryesuesit dhe të kryetarit të komunës për mos përmbushjen e detyrave. Kjo neglizhencë dhe ky mosbashkëpunim nga kryesuesi i Kuvendit z. Halimi dhe Kryetarit të Komunës z. Ahmeti, reflekton negativisht në vetëqeverisje dhe menaxhim të punëve në Komunën e Prishtinës”, thuhet në reagim.
INPO kërkon nga të dy palët që interesat personale dhe partiake të mos jenë pengesë në mënyrë që të vendosin marrëdhënie të ndërsjella, të cilat do të rezultojnë në efikasitet dhe punë në favor të qytetarëve, të cilët i kanë votuar ata, gjithmonë duke respektuar Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A