Presidenti, Hashim Thaçi, para pak ditësh mori pjesë në një takim me mësimdhënësit e komunës së Kaçanikut, por edhe me disa militantë të Malishevës. Ai gjatë këtij takimi u premtoi mësimdhënësve se nëse vjen vendimi për rritje pagash, ai do ta përkrahë.
Analistët politikë dhe opozita këto takime të Thaçit i konsiderojnë antikushtetuese. Sipas tyre, Thaçi akoma po sillet si “shefi” i PDK-së.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të frymojë si kryeministër i vendit dhe lider partie duke u takuar me mësimdhënës e militantë partiakë të PDK-së, partisë që e drejtoi zyrtarisht 16 vjet.
Ai madje nuk po heziton t’u premtojë rritje pagash e “beneficione” të tjera mësimdhënësve, kryesisht në vendet ku ka më shumë mbështetje.
Por, pjesëmarrja e tij nëpër takime me mësimdhënësit e anëtarët e PDK-së shihet si një veprim jo i duhur dhe antikushtetues nga opozita, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Madje edhe shoqëria civile dhe politologët kosovarë kanë vërejtje në mënyrën sesi po sillet Thaçi si president.
Madje disa po vlerësojnë se Thaçit po i përzihen kompetencat, pasi për 16 vjet është thirrur si “Shefi i Madh”.
Analistët politikë vlerësojnë se presidenti, Hashim Thaçi, mbetet një figurë jounifikuese për qytetarët e Kosovës.
Sipas tyre, Thaçi paraqitet me deklarata që e cenojnë nenin e Kushtetutës, i cili e sanksionon rolin e presidentit si figurë politike unifikuese karshi interesave të qytetarëve. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj