LAJMI I FUNDIT:

‘Xhihadistët’ nga burgu flasin me persona në Siri, Irak e Turqi

‘Xhihadistët’ nga burgu flasin me persona në Siri, Irak e Turqi

Prokuroria për krime të rënda e Shqipërisë ka zbardhur bisedat telefonike të disa prej 9 të dënuarve që ndodhen në burg, për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimane në Siri e Irak. Ata flasin në telefon arabisht me abonentë në Siri, Irak dhe Turqi.

Tre nga 9 të dënuarit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dërgimin e besimtarëve musliman pranë organizatës terroriste ISIS, nga burgu komunikojnë me telefonë me bashkëpunëtoret e tyre që ndodhen në Siri, Irak e Turqi.


ABC News ka mësuar se njësia e antiterrorit të policisë së shtetit dhe prokuroria për krime të rënda, kanë siguruar një material voluminoz përgjimi, që provon se nga burgu disa nga 9 të dënuarit komunikojnë me shtetas shqiptar dhe të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS-it në Siri, Irak e Turqi.

Sipas akuzës, telefonatat janë bërë nga kabinat e paraburgimit dhe burgjeve ku 9 të dënuarit janë izoluar, me numra të shteteve si Siria, Iraku dhe Turqia. Disa nga këto biseda, thonë burimet janë transkiptuar ku të dënuarit komunikojnë dhe interesohen për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen atje dhe suksesin e ushtarëve të ISIS-it kundër ushtarëve të regjimit të Bashar-Al-asadit.

Mësohet se nga burgu, të dënuarit komunikonin edhe me 4 të arrestuarit e ditëve të fundit, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Burimet thonë se komunikimet më të shpeshta me të dënuarit i mbante mjeku i Malësisë së Madhe Protopapa, që dyshohet si bashkëpunëtor i disa shtetasve nga Kosova dhe Maqedonia për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Në shumicën e rasteve, mësohet se bisedat e të dënuarve me shtetasit shqipt7ar dhe të huaj është bërë në gjuhën arabe dhe që po pritet zbardhja dhe përkthimii tyre për të parë nëse ka ndonjë bisedë me vlerë për hetimin e nisur për sulme terroriste në Shqipëri.

Nga ana tjetër, prokurorët mësohet se kanë kërkuar sekuestrimi e librave të takimeve të 9 të dënuarve që kanë zhvilluar brenda institucioneve të paraburgimit në Tiranë.

Veprim ky për të zbardhur takimet e mundshme me personat e tjerë jashtë rrethit familjarë, për shkak të dyshimeve se edhe pse të dënuar dhe të izoluar në burg, ata vazhdojnë kontaktet me besimtar të tjerë, me të cilët komunikojnë për ti ofruar ndihmë myslimanëve në luftën e Sirisë dhe Irakut për krijimin e një shteti islamik.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori