LAJMI I FUNDIT:

Teherani: Programi balistik iranian i panegociueshëm

Teherani: Programi balistik iranian i panegociueshëm

Programi balistik i Iranit nuk është i negociueshëm, konfirmoi zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme në përgjigje të një kërkese të 28 shefave të diplomacisë evropiane që Teherani të ndërpresë provat e tij.

“Provat balistike të Iranit që bëhen në kuadër të programit mbrojtës të vendit dhe kapaciteteve për mbrojtjen e Iranit nuk janë në asnjë mënyrë të negociueshme”, deklaroi Bahram Ghassemi, cituar sot nga televizioni kombëtar Irib.


Në një tekst të miratuar të hënën, krerët e diplomacisë së 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, ishin të shqetësuar për programin e raketave të Iranit duke e ftuar këtë të fundit të mos kryente prova të raketave balistike.

Irani ka zhvilluar ndjeshëm këto vitet e fundit programin balistik dhe ka kryer që prej një viti disa teste raketash, disa prej të cilave me një rreze veprimi prej 2 000 kilometrash duke shkaktuar reagimin e SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Përveç të tjerave, Ghassemi përshëndeti vullnetin e Bashkimit Evropian për të zhvilluar marrëdhëniet me Iranin dhe kërkesën e bërë nga BE për të gjitha palët për aplikimin e plotë të marrëveshjes bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori