Lulzim Basha zhvilloi takime me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore. Gjatë këtyre takimeve, Basha renditi krimin dhe korrupsionin si shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë në të cilën ndodhet vendi sot.
Duke iu referuar “përfitimeve që 11 miqtë e Edi Ramës kanë marrë me tendera”, Basha theksoi se nga këto të ardhura do të ishin hapur 55 mijë vende të reja pune në një vit dhe do t’u ishte dhënë ndihma ekonomike 200 mijë familjeve në nevojë.
“234 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e miqve të Edi Ramës, shifër e barabartë me ndihmën ekonomike për një vit për 200 mijë familje. Shifër e barabartë me rrogën 300 mijë lekë në muaj për 55 mijë të punësuar. Në qoftë se këto para do të shpenzoheshin për subvencione për bujqësinë, çdo fermer shqiptar do të merrte 500 mijë lekë”, deklaroi Basha.
Sipas tij, pushteti i Edi Ramës është përqendruar në duart e një grushti kriminelësh dhe të korruptuarish, që ndajnë paratë me të dhe kërkojnë me çdo çmim të mbajnë pushtetin, ndërsa varfëria dhe mjerimi për qytetarët thellohet.
“Edi Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë. Shikoni si i ka ndarë punët: buxhetin për vete, drogën me kriminelët me të cilët ka ardhur në pushtet. Çfarë mbetet për popullin?! Varfëria, emigracioni dhe burgu po nuk pagove dot faturën. Ose do të të lidhin sytë në mëngjes dhe do të të çojnë tek arat e drogës si argat. Nuk na duhet thjesht një rotacion, largimi i tyre dhe ardhja jonë. Na duhet një ndryshim epokal në qendër të të cilit të jetë fuqizimi i qytetarit shqiptar dhe kufizimi i pushtetit të ardhshëm sipas një modeli europian”, tha Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A