LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, dështon thirrja e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, dështon thirrja e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Ndonëse ishte paralajmëruar se Kryesia e Kuvendit do të vendosë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Kjo për faktin se ndonëse fillimisht Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës, në momentin e fundit, një deputet, që supozohet të jetë deputeti Bislim Zogaj nga PDK-ja e ka tërhequr nënshkrimin.


Si pasojë, transmeton Telegrafi, ka dështuar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pasi që përfaqësues të opozitës, gjegjësisht Aida Dërguti, Glauk Konjufca e Valdete Bajrami janë larguar nga aty.

Kuvendi i Kosovës pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet rreth vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Siç merr vesh Telegrafi, tanimë Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të tillë dhe se pritet vetëm konfirmimi nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

————————————————————————–

Nesër seancë e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Kuvendi i Kosovës pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet rreth vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Siç merr vesh Telegrafi, tanimë Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të tillë dhe se pritet vetëm konfirmimi nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara.

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori