Udhëtarët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës, që kanë kryer regjistrimin (check-in) online dhe kanë vetëm bagazh dore, tani e tutje mund të vazhdojnë procedurën për të hipur në aeroplan duke e treguar kuponin e tyre mobil të fluturimit të shfaqur në pajisjet mobile elektronike (telefon, tablet etj.).
Kjo bëhet pa pasur nevojë që të bëjnë regjistrimin klasik në sportel dhe të marrin kuponin e fluturimit në letër.
Sipas informatave nga operatori i ANP “Adem Jashari”, regjistrimin online për momentin në këtë aeroport e mundësojnë kompanitë ajrore: Austrian Airlines, Adria Airways, Croatia Airlines, SAS, Swiss (përjashtuar biletat që shiten nga agjencitë), ndërsa kompanitë tjera janë duke punuar që së shpejti t’i sinkronizojnë sistemet e veta të rezervimit me ato të aeroportit.
Nga kjo risi do të përfitojnë sidomos udhëtarët që udhëtojnë për biznes dhe vetëm me bagazh dore. Pasi që udhëtari të ketë kryer regjistrimin online nga shtëpia dhe të ketë pranuar dhe ruajtur në telefonin mobil kuponin mobil (kod elektronik QR) të fluturimit, do të mund të vazhdojë direkt nëpër procedurat e kontrolleve të sigurimit dhe kalimit kufitar në aeroport e deri te hipja në aeroplan duke ua prezantuar këtë kupon elektronik autoriteteve përkatëse.
Ky lehtësim në procedurën e udhëtimit u arrit pas rekomandimit të IATA-s (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) dhe koordinimit të AAC-së me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe operatorin LKIA të ANP “Adem Jashari”. Ministria e Punëve të Brendshme, që është përgjegjëse për rregullimin e sigurimit të aviacionit civil në Republikën e Kosovës, ka paraparë në Rregulloren (MPB) Nr. 05/2015 për përcaktimin e masave të hollësishme për zbatimin e standardeve themelore të përbashkë- ta në fushën e sigurimit të aviacionit mundësinë e përdorimit të kuponit elektronik apo mobil të fluturimit. Në anën tjetër, operatori i aeroportit ka siguruar teknologjinë e nevojshme për leximin e kuponëve elektronikë dhe ka punuar ngushtë me policinë kufitare për t’iu prezantuar procesin e ri.
Nga harta rregullatore që IATA ka postuar në faqen e vet zyrtare, shihet se prej vendeve të rajonit, përjashtuar Serbinë, vetëm Kosova iu ofron udhëtarëve që fluturojnë nga ANP “Adem Jashari” përdorimin e kuponit mobil të fluturimit. Në hartë shihet qartë se SHBA-ja dhe shtetet anëtare të BE-së janë liderë në mundësitë që iu ofrojnë udhëtarëve për të kryer sa më shpejt përmes vetëshërbimit rrugëtimin e tyre nëpër aeroport. Promovimi i kuponëve mobilë të fluturimit është njëra prej iniciativave të IATA-s, e përfshirë në Programin e udhëtimit të shpejtë (Fast Travel Program).
Ky program është shumë i fokusuar në mundësitë e udhëtarëve për t’u vetëshërbyer nëpër aeroportet e Evropës dhe botës në mënyrë që të shpejtohet dhe lehtësohet procesi i lëvizjes së udhëtarit prej momentit kur hyn në terminal e deri te hipja në aeroplan. Shumë teknologji dhe shërbime moderne që ofrohen në aviacion janë zhvilluar nga puna e përbashkët e industrisë, siç janë regjistrimi online apo kiosqet për vetëshërbim nëpër aeroporte.
Opsionet e para të vetëshërbimit u janë ofruar udhëtarëve në vitet ’90, dhe ajo që në fillim është menduar si shërbim për udhëtarët e biznesit, tani është bërë kërkesë edhe nga një numër i gjerë udhëtarësh. Tani udhëtarët shohin shpejtësinë dhe lehtësimin e procedurave që ofrojnë aeroportet në bashkëpunim me kompanitë ajrore si një vlerë të shtuar të udhëtimit të tyre.
Për këtë arsye, IATA po punon intensivisht që të futen në përdorim lehtë- sime edhe në hallkat e tjera të procesit të udhëtimit, siç është valixhja e gatshme, që nënkupton se udhëtarët kanë mundësi që vetë ta gjenerojnë kuponin e bagazhit dhe pastaj vetëm ta dorëzojnë në një sportel të dedikuar për këtë qëllim në aeroport, apo kontrolli i dokumenteve, që iu ofron mundësi udhëtarëve që të bëjnë vetë skanimin e pasaportës apo dokumentit të udhëtimit. Vizioni i Programit të udhëtimit të shpejtë të IATA-s është që deri në vitin 2020, 80% të udhëtarëve t’iu mundësohet vetëshërbimi nëpër pikat e ndryshme të rrugëtimit të tyre prej regjistrimit për fluturim deri te hipja në aeroplan. (Buletini mujor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit