LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Marrëveshja për kodin telefonik e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve tona

Limaj: Marrëveshja për kodin telefonik e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve tona

Kryetari i Nismës për Kosovëm, Fatmir Limaj, ka thënë se me marrëveshjen për kodin telefonik Qeveria e Kosovës përfundimisht po e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve shtetërore të Kosovës.

Limaj, përmes një postimi në facebook, thotë se me këtë marrveshje qeveria e Kosovës poashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Limajt:


“Me marrveshjen për kodin (prefixin) telefonik kjo qeveri e Kosovës përfundimisht po e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve tona shtetërore, e në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit.

Kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës, me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia.

Me këtë marrveshje qeveria e Kosovës poashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi. Përveq dëmeve tjera ekonomike tanimë me këtë marrëveshje vlera e PTK-së në treg do të rrënohet përfundimisht.

Këto marrëveshje nuk kufizihen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veqant ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do ti mundësoj organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit.

Sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës.

Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet tjera ekonomike të vendit” (sic), ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori