LAJMI I FUNDIT:

Ajo që bëjnë adoleshentët me telefonin pasi shtrihen në krevat i ka habitur studiuesit

Ajo që bëjnë adoleshentët me telefonin pasi shtrihen në krevat i ka habitur studiuesit

Studimet e fundit nga “Digital Awareness” U.K. dhe konferenca “Headmasters and Headmistresses” kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e adoleshentëve e kontrollojnë telefonin të paktën 10 herë pasi shtrihen në krevat.

Sipas një artikulli të fundit të publikuar në BBC, studimi që pati në fokus 2,700 nxënës mes moshës 11 dhe 18 vjeҫ, nxori rezultate të frikshme për studiuesit.

45 për qind e adoleshentëve e kontrollonin telefonin në përpjekje për t’i zënë gjumi, ndërsa 90 për qind e tyre rrinë në mediat sociale: “Nga ky grup, 75 për qind dëgjojnë muzikë dhe më shumë se gjysma e kësaj (57 për qind)” shohin filma”, – thuhet në artikull.


Shumë adoleshentë thonë se prindërit e tyre nuk i kontrollojnë se ҫfarë shohin në telefon, nëse është apo jo e shëndetshme për ta ajo mënyrë e kalimit të kohës.

image-20151117-4967-1dt3ri4

E gjithë kjo nuk është surprizë. Të gjithë pjesëmarrësit thonë se do t’u mungonte diçka nëse nuk do të kontrollojnë edhe një herë telefonin para se të flenë. Por për studiuesit po. Ata nuk e këshillojnë këtë varësi të tepruar tek adoshentët, të cilët zgjedhin telefonin në vend të një libri në darkë.

Sipas “Psychology Today”, fenomeni që po u ndodh sot këtyre të rinjve njihet si një “Fear of Missing Out” (FOMO) (frika nga mungesa e diҫkaje), e cila provokon shpesh sjellje të pahijshme në rast se bëhet e shpeshtë.

Kjo lloj ndjesie provokon ankth, çekuilibër mendor dhe paqëndrueshmëri, luhatje humori, si dhe ndjesinë se të gjithë njerëzit e tjerë po kënaqen me mënyrën e tyre të të shijuarit në mediet sociale.

Po kështu, organizata këshillon një lloj “digital detox:” lënie e telefonit të paktën 90 minuta para se të flini. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Moda
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori