Zëvendëskryeministri më i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, me krenari flet për pozicionimin politik dhe postin që e mban në Qeverinë e Kosovës. Prioritetet i vetëm i tij mbetet zhvillimin ekonomik dhe ulja e papunësisë.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se përvojën shumëvjeçare si biznesmen do të mundohet ta plasojë edhe në ekzekutiv, duke e marrë parasysh se në Kosovë mungon ambienti për zhvillimin e biznesit.
“Jam i kënaqur me dimensionimin tim të ri politik në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në veçanti si zëvendëskryeministër. Për këtë pozitë kam punuar jashtëzakonisht shumë. Për të implementuar idetë dhe projektet që i kam të bazuara nga përvoja ime shumëvjeçare si biznesmen i suksesshëm. Në këtë Qeveri e kam gjet veten mirë. Për arsye se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Mustafa, është një Qeveri e cila e din mirë gjuhën e ekonomisë dhe për mua ka qenë jashtëzakonisht e lehtë që këto ide dhe përvoja të inkorporohen, sidomos duke bashkëpunuar me ministri të caktuara… Duke e ndihmuar edhe më tutje procesin e zhvillimit dhe të punësimit. Të gjitha resorët e ministrive do të jenë në mbështetje dhe fuqizim dhe përshpejtim të proceseve të zhvillim dhe punësimit të qytetarëve”, tha Kelmendi.
Ai tregon se Qeveria nuk punëson njerëz, por krijon ambient dhe infrastrukturë me qëllim të punësimeve dhe rritjes ekonomike.
“Qeveria e Kosovës nuk punëson njerë, por krijon ambient dhe infrastrukturë ligjore dhe infrastrukturë fiskale në funksion të lehtësirave të zhvillimit ekonomik nga akterët e caktuar ekonomik, ekzistues dhe akterët e caktuar ekonomik të ri. Unë e kam këtë përvojë, sidomos në perceptimin e lëvizjeve që shtetet e regjionit janë duke bërë në funksion të thithjes së investitorëve të jashtëm . Qeverisa e Mustafës është e përkushtuar që të kemi sa më shumë investitorë të jashtëm, por duke mos anashkaluar asnjëherë edhe investitorët e shumtë që janë të brendshëm”, tha Kelmendi.
Kelmendi ka folur edhe për ngecje të zhvillimit ekonomik, duke i përmendur edhe zonat ekonomike të shpallura në qeveritë e kaluara.
“Në Republikën e Kosovë mungojnë ambiente të caktuara të zhvillimit të biznesit. Pra në një kohë të caktuar, qeveritë e kaluara kanë zhvilluar një aktivitet të ndërtimit të zonave të caktuar ekonomike. Ajo ka ngec si përnga sipërfaqja, ka ngec edhe si për ka infrastruktura ligjore. Këto zona të caktuara ekonomike janë bazë e mirë e zhvillimit, për arsye se është një infrastrukturë e lehtë e lirë dhe e organizuar dhe e bën mundësinë e investimeve, sidomos të investitorëve të vegjël nëpër të gjitha komunat e vendit. Pra do të punojmë jashtëzakonisht shumë me ministren e Industrisë që t’ i funksionalizojmë këto zona dhe të përdorim ligjin për investime strategjike për t’i dhënë tokë komunave me një sipërfaqe solide në mënyrë që projeksionet e zhvillimit ekonomik mos të jenë afatshkurtër, po të jenë afatgjatë, së paku për një 50 vjet”, tha Kelmendi.
Aktualisht Kelmendi tregon se është duke zhvilluar takime me asosacione të bizneseve në vend. Ai ka përmendur edhe mundësinë që disa prona të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të mund të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Unë kamë filluar një fushë të angazhimit të takimeve të ngjeshura me asosiacionet ekonomike dhe me shoqata të caktuara, në funksion edhe të detektimit të kërkesave, por edhe në funksion të premtimit konkret, që çka Qeveria mund të bëjë për kërkesat e tyre të shumta. Që ata të mos të ballafaqohen me pengesa që po e pengojnë zhvillimin dhe punësimin në ekonomitë e tyre vijuese. Gjatë qëndrimit tim në Podujevë me kryetarin e Komunës është kuptuar që ka mungesë të hapësirave të zhvillimit të bizneseve të vogla në çdo Komunë, e sidomos në Komunë e Podujevës dhe kjo më shtyri që unë të mendoj që një pjesë e tokave që menaxhohen nga AKP, të jenë në funksion të zhvillimit të ekonomive të komunave të Kosovës. Le të zhvillohen të gjitha procedurat adekuate, por mos të jetë kjo pengesë e zhvillimit të ekonomive të vogla. Sidomos ato që kanë bazë të vogël materiale që po pengon jashtëzakonisht shumë”, tha Kelmendi.
Sipas tij, qytetarët janë gëzuar me pozitën që iu është dhënë në Qeveri, duke shtuar se ka nxitë shpresa për përmirësim të gjendjes ekonomike.
“Mua ma merr mendja që më shumë qytetarë dhe akterë ekonomikë i janë gëzuar pozitës sime si zëvendëskryeministër. Për arsye se kam nxit shpresa tek ata, që proceset ekonomike do të shkojnë dhe do të jenë më ndryshe se që ka qenë. Ndoshta më shumë ju është dhënë hapësirë kritikave të ndryshme. për të cilën unë mendoj që lëvizja e qytetarëve është një lëvizje demokratike, kushtetuese e lirë dhe e papapengueshme… Prandaj është ofertë dhe kërkesë dhe mundësi për të realizuar synimet dhe qëllimet e mia të zhvillimit dhe avancimit ekonomik…. Unë jam njeri i zhvillimeve ekonomike të avancuara. Koha e zhvillimeve ekonomike sociale ose të përmbushjes së kërkesave sociale të qytetarëve ka kaluar. Neve na nevojitet një ekonomi që e mbështet MSA-në. Nëse ne nuk krijojmë ekonomi industriale të avancuara dhe një industri agrare të avancuar, MSA-ja do të jetë një marrëveshje në letër dhe ne fare nuk mund të jemi kontribuues në eksportin e kësaj marrëveshje”, tha Kelmendi.
Sa i përket projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, Kelmendi thotë se ky buxhet i përmbush nevojat e qytetarëve, por që do të punojë që buxhetet në të ardhmen të jenë edhe më të qëndrueshëm që do të kenë shtrirje në zhvillim ekonomik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A