LAJMI I FUNDIT:

Personat me aftësi të kufizuara të pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit 2017

Personat me aftësi të kufizuara të pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit 2017

Organizata e Personave ne Aftësi të Kufizuara “Handikos”, thotë se është e pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit 2017.

Kjo organizatë thotë se Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 nuk ka përfshirë, Ligjin Për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, përkatësisht nuk janë përfshirë mjetet e nevojshme financiare për zbatimin e këtij ligji.

“Lidhur me këtë, HANDIKOS si organizatë e personave me aftësi të kufizuar, që përfaqëson personat paraplegjik dhe tetraplegjik, menjëherë kemi reaguar dhe kemi kërkuar sqarime nga Institucionet tona, respektivisht nga zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion përgjegjës”, thuhet në reagimin e Handikos.


Sipas Handiskos, Ligjin Për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, tash e katër vite ka qenë në proces të hartimit dhe miratimit të tij, ku i kanë paraprirë të gjitha proceduarat dhe dokumentet e nevojshme, siç është edhe Deklarata Financiare dhe Opinioni i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, deri sa u miratua edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 25 Maj 2016 dhe ka hyrë në fuqi me 1 korrik 2016, në të cilin Ligj parashihen që dispozitat me kosto financiare të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit 2017.

“Përmes kësaj komunikate, ne shprehim shqetësimet tona lidhur me mos përfshirjen e ligjit të lartpërmendur në projektbuxhetin për vitin 2017, i cili është jetik për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre. Me këtë rast, ne i drejtohemi edhe njëherë publikisht institucioneve tona përgjegjëse që me urgjencë të ndajnë buxhetin e paraparë sipas ligjit, në të kundërtën ky veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndikojë që personat me aftësi të kufizuar të përdorin edhe forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë sikurse çdo qytetar tjetër i vendit, madje edhe duke protestuar”, thuhet në fund të reagimit të Handikos. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori