LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mesazhi i posaçëm që Sorosi i dërgonte Hillaryt për 21 janarin

Zbulohet mesazhi i posaçëm që Sorosi i dërgonte Hillaryt për 21 janarin

Në letërkëmbimet dhe e-mailet e shumta që Sorosi këmbente personalisht me zonjën Klinton, del në pah edhe një mesazh i gjatë, ai që Xhorxh Sorosi i jepte ministres së vet të Jashtme, duke interpretuar situatën në Shqipëri, mbas 21 janarit të vitit 2011.

“Hillary, një situatë serioze është shfaqur në Shqipëri, e cila kërkon vëmendjen urgjente të niveleve më të larta të qeverisë amerikane. Ndoshta e dini që në demonstratën e Opozitës janë vrarë 3 persona”, është e-maili që i ka dërguar zoti Soros Clintonit më datë 24 janar 2011 dhe është zbuluar së fundmi në serverin e Podestës që ka rrjedhur WikiLeaks.

“Ka shqetësime serioze për probleme të tjera në lidhje me demonstratën e organizuar nga partia në pushtet dhe një event që u ndoq nga opozita për të përkujtuar viktimat. Perspektiva për daljen e dhjetëra mijërave njerëzve në rrugë në një mjedis politik të ndezur, është diçka e rrezikshme për ligjin dhe rendin dhe ruajtjen e procesit të brishtë demokratik në vend”, thuhej ndër të tjera në e-mailin e Sorosit.


Miliarderi e këshillonte gjithashtu Sekretaren e Shtetit që të mobilizonte komunitetin ndërkombëtar për të ndikuar Sali Berishën, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, por edhe Edi Ramën gjithashtu, i cili udhëhiqte opozitën e vendit.

Xhorxh Sorosi propozoi kandidaturat e tre personave që do të shërbenin si ndërmjetës në këtë rast: ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari dhe politikanin sllovak Miroslav Lajcak, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë. https://fr.sputniknews.com/international/201608121027269739-soros-clinton-albanie-wikileaks/

Për t’u shënuar është fakti se Lajcak u dërgua nga Bashkimi Europian në Tiranë për t’u takuar me liderët shqiptarë. Në fund të letrës, biznesmeni amerikan shtonte se fondacioni i tij po e studionte me vëmendjen situatën dhe mund të përpilonte një analizë të pavarur në lidhje me krizën në Shqipëri. /360grade.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori