LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Trumpit, mik i Vuçiqit dhe Nikoliqit (Foto)

Këshilltari i Trumpit, mik i Vuçiqit dhe Nikoliqit (Foto)

Në prill të vitit 2012, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Partia Përparimtare që aso kohe drejtohet nga Tomisllav Nikoliq, aktualisht president i Serbisë, printe në sondazhe.

Një dorë të fortë fitores së ish zëvendësit të Sheshelit ia dha ish kryebashkiakut i New Yorkut, Rudy (Rudolph) Giuliani.


Më 20 prill të vitit 2012, Giuliani kishte arritur në Beograd me ftesë të Aleksandar Vuçiqit, asokohe zëvendës i Nikoliqit në parti, tash kryeministër i Serbisë, shkruan lajmi.net.

rudi-tmaa

Rudi Giuliani sot është përfolur shumë në të gjithë botën, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Giuliani i kishte dhënë mbështetje të fuqishme Trumpit në fushatën zgjedhore, prandaj ai pritet të jetë njeriu kryesor në kabinetin e ri të presidentit amerikan.

Giuliani është përfolur për disa poste të rëndësishme, si kryeprokuror i ri, nënpresident dhe shef i diplomacisë amerikane.

Prandaj, fitores së Trumpit në rajonin tonë më së shumti i janë gëzuar serbët, pikërisht për shkak të lidhjeve miqësore të Giulianit me Vuçiqin dhe Nikoliqin, shkruan lajmi.net.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot e ka përmendur miqësinë me Giulianin pas fitores së Trumpit.

“Aty është miku im, Giuliani, i cili e ka mbështetur projektin ‘Beogradi në ujë’ kur ishte këtu. Sigurisht se do të ketë pozitë të rëndesishme në establishmentin amerikan”, ka thënë Vuçiq.

Në trend Botë

Më shumë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Amerika
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Kalo në kategori