LAJMI I FUNDIT:

Gota bie në mënyrë misterioze, dyshohet se u prek nga ‘fantazma’ (Video)

Gota bie në mënyrë misterioze, dyshohet se u prek nga ‘fantazma’ (Video)

Punonjësit e një lokali në Wakefield në Yorkshire, kanë qenë duke biseduar te banaku kur janë trembur nga një gotë që ka rënë nga tabakaja.

Askush nuk ka qenë afër, kur ena nga xhami ka rrëshqitur nga vendi ku po qëndronte, transmeton Telegrafi.


Për këtë rast që ndodhi në restorantin ku shërbehen ushqime italiane, pronari po dyshon se u shkaktua nga ndonjë fantazmë.

“Prej se e kemi hapur lokalin, po ndodhin gjëra të çuditshme, pikërisht në këtë pjesë. Këto objekte që po lëvizin nga vendi, po preken vetëm nga fantazmat”, ka thënë Shaun Deakin.

Ai ka thënë se në një rast, pesë shishe me shampanjë janë rrëzuar dhe thyer për dysheme, ndërsa vetëm një ka qëndruar në raft e paprekur.

Për këtë arsye, në restorant janë vendosur kamerat e sigurisë, për të shikuar këto aktivitete të pazakonta. /Telegrafi/