Vetëvrasja ka shumë shkaktarë kompleks. Vështirë se ndonjëherë shkaktohet vetëm nga një faktor.
Gjenetika e disa sëmundjeve është tejet e qartë, por nuk është rast i njëjtë me vetëvrasjen. Nuk ekziston diçka e tillë si gjeni i vetëvrasjes, megjithatë gjenet mund të kenë ndikim, shkruan Dr Patrick J. McGrath, transmeton Telegrafi.
Efektet e gjenetikës në vetëvrasje janë për shkak të sëmundjeve mendore të trashëgueshme dhe duke i trashëguar trajtat e ndryshme. Sëmundje të ndryshme mendore kanë ndikime gjenetike dhe e rrisin rrezikun e vetëvrasjes. Këtu përfshihen depresioni, skizofrenia dhe disa lloje të shqetësimit. Asnjë nga këto sëmundje mendore nuk janë krejtësisht gjenetike, por shkaktohen nga mjedisi apo ambienti.
Shkenca është ende në fazat e veta të hershme. Nuk kemi ndonjë kuptim të qartë të gjenetikës së sëmundjeve mendore.
Vetëvrasja gjithashtu është e ndikuar nga trajtat të cilat janë pjesërisht gjenetike. Pesimizmi është diçka që shkaktohet pjesërisht nga gjenetika. Edhe të ndjerit i pashpresë është e rëndësishme. Gjenetika e pesimizmit dhe mungesës së shpresës nuk janë të qarta por duket se ekziston një pjesë gjenetike e këtyre trajtave.
Të qenit vazhdimisht agresiv është diçka që mund të ndërlidhet vetëvrasjen. P.sh., dikush që zemërohet menjëherë pa menduar, mund të ketë rrezik të lartë për vetëvrasje dhe kjo trajtë është pjesërisht gjenetike.
Ndonjëherë gjenet shkaktojnë gjëra specifike. Ato e shkaktojnë ngjyrën e syrit, sëmundjen e qelizave të draprit, fibrozën cistike etj. Nëse ju i trashëgoni gjenet e gabuara nga prindërit, atëherë mund të keni ndonjë nga këto sëmundje.
Por, kjo nuk është e vërtetë me vetëvrasjen. Të trashëguarit të gjithë faktorët gjenetikë të rrezikut për vetëvrasje nuk do të thotë se një person do të kryej vetëvrasje. Vetëvrasja asnjëherë nuk shkaktohet specifikisht nga gjenet, transmeton Telegrafi.
Të pasurit një prind i/e cili ka kryer vetëvrasje është barrë serioze. Kjo e rritë rrezikun e depresionit dhe vetëvrasjes. Shumica e rritjes së këtij rreziku nuk është gjenetike por për shkak të ballafaqimit me këtë lloj të traumës.
Sidoqoftë, shumica e fëmijëve që kanë një prind i cili ka kryer vetëvrasje mësohen të ballafaqohen me këtë dukuri.
Edhe pse vetëvrasja është shkaktar i rëndësishëm i vdekjes, kjo dukuri është mjaft e rrallë. Statistikat në Kanada raportojnë se te adoleshentët e moshave 15 deri 18 vjet, përqindja e vetëvrasjes është rreth 20 për 100,000 meshkuj dhe vetëm 4 për 100,000 vajza.
Vetëvrasja është tragjedi e tmerrshme nëse veç ndodh dhe marrja e ndihmës mund të ndihmojë në parandalimin e saj. Nëse keni ndjenja të tilla, është e rëndësishme të flisni dhe të hapeni me dikë që kujdeset për ju. Për disa, këshilluesi religjioz apo mësuesi mund t’ju ndihmojë, disa adoleshentë mund të flasin me prindërit apo me miqtë e ngushtë, por gjithmonë mund të flisni edhe me psikologët apo psikiatrit.
Patrick J. McGrath, PhD, është psikolog klinik dhe hulumtues. Ai është profesor i psikologjisë, pediatrisë dhe psikiatrisë në Universitetin Dalhousie dhe zv. President – Hulumtues në IWK Health Centre, Halifax. Ai gjithashtu është drejtor i Strongest Families Institute, e cila dhuron kujdes të shëndetit mendor për familjet e Kanadasë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?