LAJMI I FUNDIT:

Duke dashur të bëjë ‘selfie’, turisti rrëzoi statujën e shekullit të 18-të (Foto)

Duke dashur të bëjë ‘selfie’, turisti rrëzoi statujën e shekullit të 18-të (Foto)

Një turist i paemëruar, e ka rrëzuar statujën që ndodhet në një muze të Lisbonës në Portugali, teksa përpiqej të bënte ‘selfie’.

Ai ia ka kthyer shpinën figurës së Saint Michael dhe ka dashur të fotografohet, por ka rrëshqitur dhe e lëvizur nga piedestali ku po qëndronte, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, objekti me përmasa reale të njeriut ka rënë në dysheme dhe është ndarë në disa pjesë.


Zyrtarë të Muzeut Nacional të Arteve të Vjetra, kanë thënë se dëmi është i pariparueshëm dhe duhet shumë punë derisa t’i përmirësohet gjendja.

Për shkak të disa statujave të dëmtuara në këtë formë, po konsiderohet rrethimi me xham mbrojtës i disa objekteve të artit dhe mbyllja e shumë sektorëve për publikun. /Telegrafi/

duke-dashur-te-beje-selfie-turisti-rrezoi-statujen-e-shkeullit-te-18-te-foto-2